LAJMI I FUNDIT:

Përse është i rëndësishëm leximi me zë

Përse është i rëndësishëm leximi me zë

Leximi me zë është metodë kyç për zhvillimin e shprehive lexuese dhe arritje të suksesit në shkollë, si edhe arritje e dijes dhe e shkathtësive 

Leximi me zë është shumë argëtues dhe mund të “lozet” si ritual natyral, aq më parë në ditët e zymta kur të gjithëve u mungon fantazia për organizim të kohës së lirë – konstatojnë pedagogët, transmeton Telegrafi.


Edhe për ç’arsye është me rëndësi që prindërit t’u lexojnë fëmijëve nga vegjëlia dhe vogëlushët t’u lexojnë atyre apo para tyre?

* Në këtë mënyrë punohet në preventivën e vështirësisë së leximit.

* Leximi i librit në këtë mënyrë është në qendër të vëmendjes së fëmijës dhe burim i dobishëm dhe përvojë e këndshme.

* Pasuron fjalorin e më të rinjve dhe dijen e tyre të përgjithshme, sepse atë që e lexojnë mund ta lidhin me ato që shohin dhe dëgjojnë përreth vetes.

* Kur prindërit lexojnë me zë, bëhen shembull i mirë i fëmijëve dhe transmetojnë tek ata dashurinë ndaj librit.

* Vogëlushët njihen me gjuhën e letërsisë, e cila dallon nga ajo e përditshmja, gjë që është e rëndësishme për arsimim.

* Derisa dëgjojnë, fëmijët fantazojnë për njerëzit, vendet dhe situatat të cilat nuk i kanë njohur dhe përjetuar. /Telegrafi/

Hispanic father reading book to daughter