0Shares

Vendosni një ose më sfungjerë të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike.

Frigoriferi është padiskutim një ndër pajisjet elektroshtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në familjet shqiptare.

Imagjinoni sa e vështirë ka qenë më parë për brezat e gjyshërve tanë që duhej të sajonin truke nga më të ndryshmet për të patur ushqime të freskëta. Dikush përdorte qilarin e shtëpisë, të tjerë fusnin ushqimet nëpër gropa të mbushura me ujë etj.

Kurse ne kemi avantazhin e të patur një pajisje që punon veç për ne. Madje mund të themi që nuk e heqim asnjëherë nga priza, vetëm nëse ikim me pushime ose kur duam ta pastrojmë.

Frigoriferi është vendi ku ne vazhdimisht mbajmë ushqimin dhe logjikisht, ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Vendosni një ose më sfungjerë të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike.

Ata do të thithin lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë.

Sapo të vini re se sfungjerët bëhen të lagësht mund t’i zëvendësoni me të tjera.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)