LAJMI I FUNDIT:

Përse dhëmbët e përhershëm nuk mund të rriten sërish

Përse dhëmbët e përhershëm nuk mund të rriten sërish
-->

A keni menduar ndonjëherë se sa do të ishte mirë sikur dhëmbët të cilët na “shkaktojnë problem”, thjesht mund të nxirren dhe në vend të tyre të rriten të rinjtë?

Dhëmbët e qumështit dhe dhëmbët e përhershëm fillojnë të zhvillohen që para lindjes së fëmijës.

Në ADN-në tonë gjenden të gjitha gjenet e ngjashme me ato të cilat, p.sh., peshkaqenëve u mundësojnë që deri në fund të jetës vazhdimisht t’u përtëriten dhëmbët e vet të dëmtuar si “mjete për punë”, por në rastin tonë ata pushojnë të jenë aktivë që në javën e njëzetë të shtatzënisë së nënës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kur njëherë i humbim dhëmbët, zëvendësimin e vetëm të tyre mund ta kërkojmë te dentisti, ekzistojnë edhe përparësitë të cilat ofrojnë dhëmbët e tillë “të njëhershëm”.

P.sh., dhëmbët tanë janë të rrënjosur fuqishëm në ashtin e nofullës, ashtu që pa telashe mund të përtypim bimët e freskëta të mbledhura në male, apo drithëra të forta të cilat i gjejmë gjatë shëtitjes.

Natyrisht kjo sot është pak e besueshme, mirëpo gjatë evolucionit kanë pasur rëndësi vendimtare për ekzistencë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori