LAJMI I FUNDIT:

Përse çiftet e lumtura tradhtojnë? Dhe përse mendojmë që tradhtohet nga monotonia dhe vetmia?

Përse çiftet e lumtura tradhtojnë? Dhe përse mendojmë që tradhtohet nga monotonia dhe vetmia?

Përse dikush është i “uritur” për tradhti apo për ndonjë ndryshim, nëse lidhja e tij është super?

Kjo duket nga pak jologjike, mirëpo vërtet ndodh – nuk dëshironi ta braktisni partnerin, mirëpo dëshironi të gjeni edhe dikë me të cilin do të mund të kaloni çaste të çmendura, madje edhe vetëm për një natë.


Po ju prezantojmë pesë arsye kryesore të zakonshme dhe të shpeshta për shkak të të cilave ndodh tradhtia, sipas Esther Perel, terapeute e çifteve, transmeton Telegrafi.

1. Tradhtia sot do të thotë shumë më tepër se më parë

Tradhtia ndodh atëherë kur ndonjë marrëdhënie tjetër bëhet shumë intensive dhe pa vetë aktin e seksit. Për dashuri fajin e ka fantazia jonë, jo ndonjë person tjetër, thotë Esther Perel.

2. Teknologjia tradhtinë e bën më të lehtë se kurrë më parë

Partnerin praktikisht mund ta tradhtoni edhe kur jeni të shtrirë pranë tij në krevat. Nuk është e thënë kurrë as ta prekni atë person, apo puthja të cilën e imagjinoni mund të kenë fuqinë e njëjtë si edhe kontakti vërtetë fizik.

3. Nevoja për siguri dhe nevoja për eksitim nuk janë të balancuara

Perel thotë që secili njeri ka dy nevoja themelore: nevojën për mbështetje dhe stabilitet dhe nevojën për aventurë dhe mister. Treguesi më i madh i stabilitetit dhe i sigurisë është rutina, gjë që shpejt mund të shndërrohet në shprehi dhe ta detyrojë partnerin që kënaqësinë ta kërkojë te një person tjetër.

4. Ata që tradhtojnë dëshirojnë të ndryshojnë veten, jo partnerët e vet

Tradhtia nuk ndodh për shkak që kërkojnë ndonjë person tjetër, por për shkak që kërkojnë version të ri për veten. Në shumë raste personi i cili tradhton nuk dëshiron të ndahet nga partneri, por që të lërë pas vete personin i cili vetë është sjellë në mënyrë hipokrite.

5. Dëshirojnë të ndihen që ende janë gjallë

Eksitimi për shkak të idesë që partneri nuk do të zbulojë tradhtinë, personin i cili tradhton e bën më të kujdesshëm, më të vëmendshëm dhe më të angazhuar, ndërkaq ajo ndjenjë mund të jetë e parezistueshme. Prandaj, Perel thekson që është shumë e rëndësishme që ajo ndjenjë mendjemprehtësie ekziston në marrëdhëniet e çifteve, dhe jo vetëm në dhomën e gjumit.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Këshilla Lifestyle
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori