LAJMI I FUNDIT:

Përse çdo mashkull duhet të bëjë galiç të thellë pesë minuta në ditë?

Përse çdo mashkull duhet të bëjë galiç të thellë pesë minuta në ditë?

Duke e përsosur këtë ushtrim do t’i bëni shumë mirë trupit dhe muskujve tuaj!

Në vendet më të zhvilluara të botës njerëzit kohë të gjatë kalojnë ulur në karrige, andaj nuk është për t’u çuditur fakti që nuk mund të bëjnë as galiç më të zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, dobitë nga ushtrimi i këtillë për të cilin ekspertët rekomandojnë ta bëni së paku 5 deri 10 minua në ditë, janë të shumta, ndërkaq ne po ju sjellim tri më themeloret:

1. Do të arrini lëvizshmërinë e domosdoshme dhe do të forconi nyjat, gjunjët dhe kërdhokullat.

2. Do të eliminoni dhembjen në pjesën e poshtme të shpinës.

3. Në mënyrë natyrale do të përvetësoni mekanikën e ekzekutimit të ushtrimeve galiç në palestër.

Është krejtësisht normale që në fillim të keni probleme të kaloni kohë të gjatë në atë pozitë, andaj rekomandohen variacione të ndryshme të këtij ushtrimi.

Disa versione mund t’i bëni pa pajisje shtesë, përkatësisht do t’ju mjaftojnë objektet si p.sh. bankat, karriget etj., të cilat do t’ju ndihmojnë që të mbani ekuilibrin.

Opsion tjetër është galiç në shirita për rezistencë apo në ata klasikë me ngarkesën në formë shufre dhe pesha dore.

Për rezultate më të mira këshillohet të kombinoni ushtrimin me pozitën e ngushtuar dhe të zgjeruar të shputave si edhe galiç të përzier pasivë dhe aktivë, në mënyrë që të aktivizoni sa më shumë muskuj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori