LAJMI I FUNDIT:

Pse bashkëjetesa e ‘mbytë’ jetën seksuale? Çfarë duhet të bëni për këtë?

Pse bashkëjetesa e ‘mbytë’ jetën seksuale? Çfarë duhet të bëni për këtë?

Kur Brandy Engler e kishte filluar karrierën e saj si terapiste seksi, ajo kishte planifikuar t’i këshillojë femrat, dëshira seksuale e të cilave ishte zhdukur. Por pastaj, befasisht, kishin filluar të telefonojnë meshkujt

Ajo shumë shpejt e kishe kuptuar se meshkujt e kanë këtë botën e brendshme të emocioneve dhe përvojave rreth seksit. Por, për shkak se meshkujt nuk janë fort të inkurajuar të bisedojnë, seksi bëhet zëvendësuesi për t’u hapur, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ajo tregon se kur filloni të bashkëjetoni me partnerin, ndodh diçka qesharake: Femra e cila ka qenë dashnorja juaj, bëhet shoqja e dhomës. Jo edhe aq shumë erotike.

“Meshkujt fillojnë t’i shohin femrat në gjendje jo atraktive – të sëmura, të depresionuara, me dhimbje menstruale etj. Kjo nuk është ndonjë mister”.

Kjo është koha kur fillon paradoksi i intimitetit seksual – pasi me rritjen e lidhjes emocionale, dëshira seksuale zvogëlohet. Por, cila është zgjidhja për këtë?

Aktroni si tinejxher i eksituar

“Duhet të mësoni se si të mos e lejoni atë të bëhet shoqja apo shoku i ngushtë, por t’ju duket vetëm një objekt seksual. Kjo gjë duhet të jetë reciproke”.

Kjo mund t’ju duket krejtësisht kundër çdo gjëje që meshkujt e duan tek një mashkull, por kur jeni në një lidhje monogame, gratë duan që meshkujt t’i shikojnë sikurse nuk mund t’i heqin duart nga to.

Mos pritni ta bëni çdo ditë

Nëse inicioni seks shumë shpesh, ju mund të përfundoni me seks të mërzitshëm dhe obligativ.

Prandaj, më mirë është t’i jepni hapësirë njëri-tjetrit dhe më vonë do të bëni seks me njëri-tjetrin kur jeni plotësisht të eksituar. /Telegrafi/