LAJMI I FUNDIT:

Përplasen PDK e LDK

Përplasen PDK e LDK

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Njazi Kryeziu dhe Sali Morina, janë përplasur rreth qeverisjeve të kaluara nga këto dy parti.

Kryeziu në emisionin “Fakt Plus” të Tribuna Channel ka akuzuar Lidhjen Demokratike për keqeverisje, duke u shprehur se Isa Mustafa ka treguar performancën më të dobët në të gjitha qeveritë e pasluftës.

Ai u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka marrë vendime në të mirë të vendit, pa e shikuar interesin e saj. Duke shtuar se vetë lidhja e koalicionit me Lidhjen Demokratike dhe lënia e postit të kryeministrit për Isa Mustafën, tregon se për PDK-në primare është qytetari i vendit, e jo egoja për pushtet.

Sipas tij, njëjtë ka ndodhur edhe me koalicionin e fundit me AAK-në dhe NISMËN, ku u shpreh se Kadri Veseli ha hequr dorë nga egoja për t’u bërë kryeministër, vetëm e vetëm për të mirën e vendit.

Kurse, Sali Morina, nga Lidhja Demokratike, u shpreh se partia e tij ka treguar gjithmonë një gadishmëri për t’u sakrifikuar për të mirën e qytetarëve të vendit.

Ai tha se që nga koha e Ibrahim Rugovës, ku ky i fundit kishte liruar postin e kryeministrit për Bajram Rexhepin dhe Ramush Hradinaj, e deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë compromise të dhimbshme për partinë, por për të mirën e përparimit të vendit.

Morina, ka vlerësuar lartë performancën e qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, duke shtuar se PDK u frikësua nga sukseset e kësaj qeverie, prandaj ndodhi edhe votimi i mocionit të opozitës.  /Tribuna/