LAJMI I FUNDIT:

Përmes kësaj gare mund të mësoni se kush është mbret i supermakinave (Video)

Përmes kësaj gare mund të mësoni se kush është mbret i supermakinave (Video)

Shumë vetura e ngrenë shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për më pak se katër sekonda, por jo të gjitha ia dalin që ta mbajnë këtë shpejtësi dhe të lëvizin në pistë.

Për këtë arsye, ‘Top Gear’ i ka bërë bashkë katër supermakina, që të shfaqin forcat e tyre dhe të tregojnë se kush është mbreti, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gara mes McLaren 570S, Porsche 911 Turbo S, Audi R8 V10 Plus dhe Nissan GT-R ka nxjerrë një fitues të papritshëm.

Në minutën e dytë të videos së postuar më poshtë, mund të shihni se kush është fituesi në mesin e këtyre automobilave me shpejtësi të lartë. /Telegrafi/