LAJMI I FUNDIT:

Përmes disa pyetjeve, Nisma kërkon llogari nga “Misioni i Ri”

Përmes disa pyetjeve, Nisma kërkon llogari nga “Misioni i Ri”

Shpallja e sloganit të ri nga Partia Demokratike e Kosovës, “Fillimi i Ri”, NISMA po e konsideron si dështim të “Misionit të Ri”

Sekretari për Ekonomi dhe Financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, në një konferencë për media tha se kryetari i PDK-së Kadri Veseli, para se të kërkonte “Një fillim të ri” duhet të japë përgjigje për “Misionin e Ri”.

Në këtë konferencë për media sekretari Bytyqi paraqiti disa pyetje për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, nga i cili kërkoi që i njëjti t’u përgjigjet qytetarëve.

“Në ‘Misionin e Ri’, PDK-ja dhe Kadri Veseli kishin premtuar 200 mijë vende pune, ku janë 200 mijë vende të punës, apo vetëm ishte një premtim gjatë fushatës elektorale për militantët e PDK-së të cilët kanë pushtuar institucionet e Kosovës dhe ato publike”, tha Bytyqi.

Po ashtu, Bytyqi ka pyetur pse ka ngecur liberalizimin e vizave që ishte premtuar nga “Misioni i Ri”.

“Ku mbet liberalizimi i vizave i cili ishte premtuar në Misionin e Ri. Pse nuk kemi zhvillim ekonomik dhe investime të huaja. Po ikin investitorët nga korrupsioni dhe kapja e shtetit nga qeveria e cila menaxhohet nga Partia Demokratike dhe LDK-ja. Ku mbeti fondi i investimeve prej dy miliardë eurove që ishte premtuar. Gjendja në shëndetësi është kaos, mungojnë gjërat më elementare, ju keni premtuar për një shëndetësi moderne, vazhdojnë qytetarët e Kosovës që të gjejnë shërim jashtë vendit në rajon dhe në botë, ku shpenzojnë miliona euro”, tha ai.

Ndër pyetjet e Nismës për Kadri Veselin, ishin edhe ato për fatin e “Kosovës së Re”, Brezovicën, etj.

Bytyqi i Nismës tha se kryetari i PDK-së me sloganin “Fillimi i Ri” e shpalli dështimin e “Misionit të Ri”.

Në këtë konferencë u kërkua llogari edhe për mos zhvillim të bujqësisë, pasi që sipas tyre, Kosova produktet bujqësore i importon nga Serbia dhe Maqedonia. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori