LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje me veprime në mënyrë jo normale (Video)

Përmbledhje me veprime në mënyrë jo normale (Video)

Luksan Wunder nga Gjermania e ka realizuar një video ku paraqiten veprime të ndryshme jo normale, për të cilat do të duhej më shumë kujdes.

Prej prerjes së domates me thikë të topitur, deri të përzierja e ngathtë e letrave, janë disa nga veprimet që mund t’i shihni më poshtë, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, tregohet se si e prenë një tortë duke e dëmtuar tërësisht, ndërsa më pas provon t’i shqyej letrat higjienike.

Përmbledhja e këtyre formave të punës, ka bërë që komentuesit të shprehen me nervozë, sepse asgjë nuk duket se shkon si duhet.

“Është djallëzore, më shkaktoi dhimbje koke”, si dhe “ia doli që gjithçka të bënte keq”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/