LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje: Britania, Zvicra, Portugalia e Rusia mund të kenë histori dhe programe për zhvillimin e sportit të xhudos – por jo MAJLINDËN e ARTË (Foto/Video)

Përmbledhje: Britania, Zvicra, Portugalia e Rusia mund të kenë histori dhe programe për zhvillimin e sportit të xhudos – por jo MAJLINDËN e ARTË (Foto/Video)

Kosova si një shtet i ri e i vogël, është në ndërtim dhe sukseset e mburrjet nuk janë të shumta, posaçërisht kur i krahasojmë ato me shtetet e tjera. Por, kur flasim për xhudo gjërat ndryshojnë, ky sport në krye me Majlinda Kelmendin është ambasadori dhe pasqyra më e mirë e vendit tonë.

E enjtja e sotshmit nuk ishte një e enjte e rëndomtë e kalendarit të 2017, kjo e 20 prillit është një ditë historike pasi Majlinda Kelmendi vazhdoi të jetë në fron si më e mira e xhudos.


Trajneri Driton Kuka dhe Majlinda pas triumfit

Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Varshavë të Polonisë dhe kështu i bëri edhe një herë të gjithë shqiptarët krenarë anekënd botës, shkruan Telegrafi.

26-vjeçarja nga Peja luftoi në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe kjo ishte hera e tretë që fiton këtë titull. Së pari e kishte fituar këtë garë në vitin 2014 në Montpellier të Francës, dhe dy vite më pas në Kazan të Rusisë, ku në një mënyre e detyroi shtetin rus të intonojë himnin e Kosovës, i cili fillimisht ishte refuzuar, por me urdhrin e Vladimir Putin ishte kthyer.

Rrugëtimi i mbretëreshës sonë drejt titullit si më e mira e Evropës – më e mira e Kontinentit më të Vjetër në botë, ku sporti është prioritet i pothuajse çdo shteti – nuk ishte aspak i lehtë.

Flamuri i Kosovës u valëvit para syve të Putinit
Lexo po ashtu Flamuri i Kosovës u valëvit para syve të Putinit

BRITANIA: Xhudo në Mbretërinë e Bashkuar filloi në vitin 1899, pra 188 vite më parë. Shoqata britanike e xhudos është organi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar për xhudo dhe është themeluar në vitin 1948.

Qytetarët britanikë krenohen me faktin se kanë fituar 18 medalje olimpike në xhudo që nga Lojërat Verore në vitin 1964, vit kur edhe xhudo u pranua si sport olimpik. Por, ishte Majlinda ajo që ia mohoi këtij vendi një tjetër të artë në këtë sport.

Lufta e parë e Majlindës filloi pikërisht ndaj britanikes Chelsie Giles, e cila u mposht nga shqiptarja e Kosovës me tre vazari.

ZVICRA: Federata e Xhudos në Zvicër u krijua në vitin 1937 dhe që nga atëherë ata nuk janë ndalur me programe promovuese për këtë sport. Pas shumë punësh dhe përkushtimi të madh nga shteti, rezultatet nuk mungojnë dhe ky sport ka filluar të japë frytet në vitet e fundit.

Shembull është zvicerania Evelyne Tshopp, e cila fitoi medaljen e bronztë, or kjo ishte maksimumi që ajo mund të arrinte para Majlindës, e cila e mposhti atë me dy vazari dhe një Ippon, transmeton Telegrafi.

Federata e Zvicrës e përshkroi këtë takim në këtë mënyrë: “Atletja jonë tregoi guxim në luftë, por atletja kosovare e mposhti me teknikën e saj speciale. Por, në fund Kelmendi tregoi klasin: Ajo mposhti zviceranen si të gjitha tjerat deri në fund – edhe një tjetër herë!”.

PORTUGALIA: Federata e Xhudos së Portugalisë u themelua më 28 tetor 1959. Ajo është anëtare Bashkimit Evropian të Xhudos dhe Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe gëzon prestigj të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar. Misioni i kësaj federate është shumë i qartë, ajo drejton, nxit dhe rregullon çdo gjë që ky sport të praktikohet në shkolla, komuna dhe universitete.

Joana Ramos është një nga sportistet që ka dalë nga puna e madhe e ‘FPJ’, por edhe ajo u gjunjëzua para mbretëreshës sonë. Majlinda e mposhti atë me Ippon dhe kështu u kualifikua në finale.

RUSIA: Federata ruse e Xhudos u krijua në vitin 1972, por deri te kjo datë dhe pas kësaj është një histori në vete. Fillimisht sporti i parë luftarak i Rusisë është ‘Sambo’, i cili u krijua nga Bashkimi Sovjetik për të përmirësuar aftësitë luftarake të Ushtrisë së Kuqe. Për të bërë ‘Sambon’ sport, zyrtarët sovjetikë krijuan një uniformë të re, modifikuan xhaketën e xhudos me pantallona të shkurta dhe këpucë. Kjo është edhe arsyeja pse xhudo ruse është pak më e ashpër (pasi ajo bazohet më shumë në forcë dhe jo teknikë) dhe ka një datë të pikënisjes më vonë se shtetet tjera.

Xhudo ruse ka bërë një hap të madh para në shekullin XXI dhe për këtë, arsyeja kryesore është Vladimir Putin, i cili ka ushtruar në këtë sport që nga mosha 12 vjeçare dhe ka shiritin e zi. Presidenti rus ka botuar libra, ka krijuar programe dhe tani xhudo është sporti kryesor olimpik i Rusisë.

Gjithsesi, për mos ta zgjatur më shumë, edhe shteti më i madh në Evropë, doli kokulur kur u ndesh me Majlinda Kelmendin. E themi këtë pasi në finale Kelmendi mposhti rusen Alesya Kuznetsova, e gjitha kjo në luftën prej tri minuta e 11 sekonda me një vazari dhe Ippon.

Xhudo në Kosovë është një sport me traditë të madhe, por pranimi i Federatës së Xhudos më të drejta të plota në Federatën Evropiane ndodhi në gusht të vitit 2015, vendim ky i cili u miratua në Astana të Kazakistanit dhe sot xhudo është shembulli më i mirë i arritjeve të sukseseve në rrëmbimin e medaljeve.

MAJLINDA KELMENDI: Një herë kampione, gjithmonë kampione.

Përveç Majlindës edhe Nora Gjakova mori medalje, atë të bronztën

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori