LAJMI I FUNDIT:

Perisic te Unitedi për 45 milionë euro

Perisic te Unitedi për 45 milionë euro

Sipas raporteve italiane, Ivan Perisic e ka vendosur të kalojë te Manchester Unitedi për 45 milionë euro plus bonuset, duke shtangur Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi i Kroacisë pritet largohet këtë verë, mbi të gjitha për të ndihmuar në balancimin e financave dhe për të bërë më shumë nënshkrime të larta në tregun e transferimeve, siç është James Rodriguez nga Real Madrid.


Capello: Unitedit i nevojitet më shumë se vetëm Griezmanni
Lexo po ashtu Capello: Unitedit i nevojitet më shumë se vetëm Griezmanni

Perisic ishte shumë i lidhur me PSG-në në një shkëmbim të mundshëm me Angel Di Maria, por Mediaset Premium pretendon këtë pasdite se Perisic dëshiron vetëm Manchester Unitedin dhe ka biseduar një lëvizje me Jose Mourinhon kur vizitoi Zagrebin në mars.

Interi është i lumtur ta lërë të shkojë për 45 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, përcjell Telegrafi.

Televizioni holandez zbulon bisedën mes Mourinhos dhe Kluivertit, portugezi e quajti “i veçantë” dhe i premtoi transferimin te Unitedi
Lexo po ashtu Televizioni holandez zbulon bisedën mes Mourinhos dhe Kluivertit, portugezi e quajti “i veçantë” dhe i premtoi transferimin te Unitedi

28-vjeçari luan kryesisht në krahun e majtë, por gjithashtu mund të punojë në të djathtë ose prapa sulmuesve, teksa arriti nga Wolfsburg për 19 milion euro në verën e vitit 2015, kështu që Interi do të dyfishonte investimet e tyre.

Në këtë sezon Perisic ka qenë njëri nga më të mirët te Nerazzurrët duke kontribuar me 10 gola dhe shumë asistime në 41 paraqitje konkurruese. /Telegrafi/