LAJMI I FUNDIT:

“Përgjegjësit për bisedat e përgjuara të dalin para drejtësisë”

“Përgjegjësit për bisedat e përgjuara të dalin para drejtësisë”

Ekspertët e sigurisë në Maqedoni thonë me rëndësi të veçantë është që të gjithë ata të cilët kanë përgjuar në formë të paligjshme, të dalin para drejtësisë në mënyrë që tu jepet fund keqpërdorimit të materialeve të përgjuara nga persona të ndryshëm për qëllime të caktuara politike, ekonomike ose shantazh klasik për përfitime materiale.

Ndërkohë, dikasteri i Policisë ka njoftuar shkurt për mediat se një person me inicialet P.L, gjatë të martës është mbajtur në stacionin policor, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike, duke mos dhënë më shumë informacione se për çka konkretisht është bërë bastisja, dhe a janë gjetur prova nën arsyetimin se për personin në fjalë është duke u zhvilluar procedurë parahetimore.

Por, një pjesë e mediave kanë njoftuar se procedura hetimore ka të bëjë me publikimin e disa bisedave të përgjuara në kanalin YouTube nën pseudonimin “Nikolla Teslla”, një pjesë e të cilave biseda akoma janë aktive, ku janë përfshirë gazetarë, biznesmenë si dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

Arrestimi i të dyshuarve për publikim të bisedave të përgjuara në mënyrë të paligjshme, në opinionin publik ka hapur dilemën se kush posedon materiale të përgjuara.

Para një viti, para fillimit të fushatës zgjedhore, në një faqe të rrjetit social Facebook në profilin “pronto mk” u bënë publike më shumë biseda mes ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pavle Trajanov thotë se keqpërdorimi i sistemit të përgjimit në Maqedoni ka filluar me tejkalimin e kompetencave nga ana e ish-drejtuesve të drejtorisë së policisë sekrete në Maqedoni, dhe përgjegjësia duhet kërkuar nga ata.

Trajanov konsideron se për t’i dhënë fund kësaj të keqeje, siç thotë ai, që mban peng një pjesë të madhe të sistemit në Maqedoni, sipas tij duhet të zhvillohen hetime të detajuara, jo vetëm se kush ka dhënë urdhër për tu përgjuar dhe cilët persona janë përgjuar, por edhe të gjithë ata të cilët kanë pas qasje në sistemin e përgjimeve në formë ilegale.

“Të gjitha informatat i kishte pushteti i atëhershëm, nga kryetari i Qeverisë deri te drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim”.

“Kemi informata se ka pasur edhe keqpërdorime të tjera, jo vetëm nga drejtuesit e policisë sekrete, por edhe nga të punësuarit e tjerë, shefa të kabineteve apo të tjerë, të cilët për çështje private kanë dëgjuar. Dikush ka përgjuar të dashurën dhe punë të ngjashme. Informatat nuk janë mbajtur atje, një pjesë e tyre janë të dërguara edhe tek opozita, e cila më pas ia dorëzoi PSP-së. Përgjegjësi për bisedat e përgjuara duhet të kërkohet nga pushteti i kaluar”, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-ministri Pavle Trajanov.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike Arsim Sinani thotë se në fushata zgjedhore, zakonisht bisedat e përgjuara përdoren për të “paralizuar” persona të caktuar.

Sipas tij, afera e përgjimeve do të mund të marrë epilog të drejtë gjyqësor, vetëm nëse drejtohet nga një Gjykatë Speciale që do të përbëhej nga gjykatës të huaj.

“Vet procesi i publikimit të bisedave të përgjuara nga ana e opozitës së atëhershme socialdemokrate nuk ishte transparent në masën e duhur. Ne nuk e dimë me saktësi se kush ishin njerëzit që janë përgjuar, emër dhe mbiemër dhe jo vetëm si numra”.

“Tani, kjo mostransparencë mund të themi se mund t’i kthehet Qeverisë së Zaevit si bumerang sepse tani e kemi OBRM-PDUKM-në në opozitë, dhe kjo parti nuk besoj se ka më shumë incizime në dorë dhe në këtë formë bisedat e përgjuara do të vazhdojnë të shërbejnë si instrument për të kërcënuar njëri-tjetrin”, thotë Sinani.

Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike tashmë ka ngritur padi për rastin e njohur si “Target”, ndaj ish-drejtuesve të policisë sekrete për përgjime e paligjshëm nga viti 2008 deri në vitin 2015, ku pozita maqedonase i bëri publike të ashtuquajturat “bomba”, që përmbanin më shumë biseda të përgjuara mes zyrtarëve të lartë të shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori