LAJMI I FUNDIT:

Përfundon gjysma e projektit për stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë (Video)

Përfundon gjysma e projektit për stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë (Video)

Brenda më pak se një viti, stadiumi i ri “Arena Kombëtare” ka mbërritur deri në gjysmën e zbatimit të projektit.

Arkitekti italian, Mauro Casamondi, ka qenë i pranishëm në një inspektim së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, drejtuesit e kompanisë zbatuese, si dhe me shefin e terreneve dhe infrastrukturës së FSHF, Arben Dervishaj.


Respektimit kontraktual të afatit të inaugurimit, që është muaji nëntor 2018, i është shtuar edhe objektivi i ri i FSHF-s, që është zhvillimi i finales së Superkupës së Evropës në vitin 2019.

“Kjo është një nga objektet më të mira sa i përket mënyrës dhe cilësisë së punimeve që unë personalisht kam parë në vendin tonë. Uroj që gjithçka të përfundojë brenda afatit për të zhvilluar edhe finalen. Shpresoj që shumë shpejt të jetë gati për të ardhur këtu dhe për të parë futboll”, ka deklaruar Duka, citon TCH.

Arkitekti italian i projektit Mauro Casamondi tregoi se stadiumi i ri i kryeqyteti do të jetë më tepër se thjesht një stadium futbolli.

“Nuk është thjesht një stadium, por një vepër arti që për qytetin e Tiranës dhe për të gjithë Shqipërinë. Të ndërtosh mbi projektin e Gerardo Bozios është një krenari për mua. Ajo që ka qenë hyrja monumentale e stadiumit, do të mbetet hyrja monumentale e stadiumit të ri. Pra do të kemi një projektin e një arkitekti të madh fiorentin, si Gerardo Bozio, që unë e dua shumë, i vazhduar nga një tjetër arkitekt fiorentin që jam unë. Pra ka një vazhdimësi historike dhe kulturore”, ka thënë ai.

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori