LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet marramendëse te Mayweather dhe McGregor nga mega-dueli mes tyre

Përfitimet marramendëse te Mayweather dhe McGregor nga mega-dueli mes tyre

Floyd Mayweather ka refuzuar ta tregojë shumën e parave që do të përfitojnë ai dhe Conor McGregor në mega-duelin e gushtit.

Meçi ndërmjet kampionit të dyfishtë të UFC dhe kampionit të pamposhtur të boksit do të zhvillohet më 26 gusht në Las Vegas me rregulla të boksit dhe pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e përfitimeve – mbi 500 milionë dollarë.


Floyd Mayweather do të kthehet nga pensionimi (PA Wire)

Mediat kanë raportuar se dy protagonistët do të përfitojnë nga 100 milionë dollarë pas duelit të shumëpërfolur.

Fansat mezi presin meçin ndërmjet Mayweather dhe McGregor, por cilët ishin duelet më të mëdha të boksit dhe MMA në të kaluarën (Foto)
Lexo po ashtu Fansat mezi presin meçin ndërmjet Mayweather dhe McGregor, por cilët ishin duelet më të mëdha të boksit dhe MMA në të kaluarën (Foto)

Amerikani Mayweather citohet të ketë thënë se ai është kryesori dhe duhet të përfitojë më shumë se rivali i tij irlandez.

Mirëpo, në një intervistë për Black Sports Online, ai ka refuzuar ta tregojë shifrën e saktë apo detajet e marrëveshjes mes tij dhe McGregor.

Conor McGregor ka pranuar të ndeshet me rregulla të boksit (Instagram)

“Të dyja palët janë shumë të kënaqura. Ai është shumë i kënaqur, unë jam shumë i kënaqur. Ju duhet ta mbështetni njeriun tuaj. Qëndroni prapa atij që i besoni më shumë”, ka deklaruara Floyd.

Mayweather dhe McGregor do të ndeshen, por sa kushtojnë biletat e këtij super-meçi?
Lexo po ashtu Mayweather dhe McGregor do të ndeshen, por sa kushtojnë biletat e këtij super-meçi?

Përfitimi më i madh që ka marrë McGregor nga një meç i UFC-së ka qenë tre milionë dollarë nga UFC 205 dhe të njëjtën shifër e ka përfituar edhe në UFC 202. /Telegrafi/