LAJMI I FUNDIT:

Perez do ta transferojë edhe një ‘galaktik’ para zgjedhjeve të reja (Foto)

Perez do ta transferojë edhe një ‘galaktik’ para zgjedhjeve të reja (Foto)
Getty Images

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është zotuar që ta transferojë një tjetër emër të madh, para zgjedhjeve për kreun e klubit që do të mbahen gjatë verës.

Shefi i Los Blancos rimori drejtimin e klubit në vitin 2009 dhe ka shpenzuar mbi 250 milionë euro në projektin ambicioz të ngjashëm me atë të kohës së parë kur u zgjodh president dhe transferoi emra të tillë, si Zinedine Zidane, Luis Figo, Ronaldo dhe David Beckham – të cilët u quajtën Los Galacticos.


Los Galacticos 1…

Në marrjen e dytë të postit, ai solli emra, si Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema e Xabi Alonso. Në vitin 2013, Perez nuk pati kundërkandidat dhe sërish shpenzoi duke transferuar Gareth Bale, Iscon dhe angazhoi Carlo Ancelottin si trajner, gjë që pasoi me ‘La Deciman’ dhe pastaj me Zidane si trajner, Mbretërit e fituan edhe titullin e 11-të të Ligës së Kampionëve.

Los Galacticos 2…

Prandaj, gjasat janë të vogla që dikush t’i bëjë konkurrencë Perezit edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, mirëpo ai dëshiron t’i entuziazmojë tifozët para zgjedhjeve duke shpalosur projektin e ri sportiv, me emra si Eden Hazard (Chelsea), Kylian Mbappe (Monaco) dhe Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – në krye të listës së transferimeve.

Los Galacticos 3?

Njëherësh, Reali është në treg edhe për një portier, ndërsa Thibaut Courtois (Chelsea) dhe David De Gea (Manchester United) janë shënjestrat kryesore.

Mirëpo, gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, Perez planifikon ta sjellë vetëm një ‘galaktik’, si paralajmërim për projektin e radhës, ku padyshim se sukseset nuk do të mungojnë. /Telegrafi/