LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi është bashkëfajtor në Aleppo

Perëndimi është bashkëfajtor në Aleppo

Rainer Sollich

Për Sirinë nuk ka zgjidhje ushtarake, përbetohen politikanë perëndimorë prej vitesh. Presidenti rus, Vladimir Putin, personi i favorizuar prej tij, Bashar Al-Assad dhe aleatët e tij iranianë dhe libanezë me sa duket e shohin këtë ndryshe: pasi e bënë të vuajë nga uria me javë të tëra Lindjen e Aleppos, duke e bombarduar vazhdimisht, forcat e regjimit dhe njësi shiite aleate me to tani janë nisur që të marrin lagjet e fundit të mbajtura nga kryengritësit në metropolin e dikurshëm ekonomik. Për fatin e njerëzve atyre aq u bën. Rëndësi për ta ka vetëm fitorja ushtarake dhe demoralizimi i kundërshtarit.


Po SHBA dhe Bashkimi Evropian çfarë bëjnë? Praktikisht asgjë! Perëndimi paralajmëron dhe dënon, thërret konferenca, vë në rrugë rezoluta. Por në të vërtetë ai vetëm bën sehir. Rënia e Aleppos që po përvijohet është nga ky shkak një shpallje tjetër falimentimi politik dhe moral të politikës së Perëndimit ndaj Sirisë. Dhe të duket gati si qesharake, që t’i akuzosh Putinin dhe Assadin se po shfrytëzojnë aktualisht në mënyrë të ndërgjegjshme një vakum pushteti të krijuara nga zgjedhjet presidenciale në SHBA. Për këtë ata nuk kanë nevojë! Barack Obama nuk është kthyer në “lame duck” me fitoren e Donald Trumpit. I tillë ai ka qenë gjithmonë.

Obama donte të pengonte në Siri gabimet fatale, të cilat i patën shpëtuar paraardhësit të tij George W. Bush në Irak. Me këtë premisë vetëm të supozuar pacifiste, Obama e bëri veten dhe të gjithë Perëndimin bashkëfajtor në tragjedinë siriane. Sepse kjo inkurajoi para së gjithash Rusinë dhe Iranin, por edhe aleatë jo të sigurt të SHBA në politikën e jashtme si Arabinë Saudite dhe Turqinë, që ta shndërrojnë Sirinë në një fushë beteje të interesave të tyre të ngarkuar me fe dhe etni.

Një rrugëdalje nga spiralja e urrejtjes dhe e dhunës, megjithë zhvillimet më të fundit nuk duket, po kaq pak po përvijohet ndonjë “zgjidhje” e natyrës politike ose ushtarake. Po të bjerë realisht në duart e Assadit Aleppo, atëherë këtu do të kemi të bëjmë me të vërtetë me një demonstrim të fortë dhe simbolik të fuqisë së regjimit: kjo tregon se nën mbrojtjen ruse, regjimi është në përparësi dhe se nuk mund të përmbyset. Por kryengritësit e moderuar dhe ata radikalë do të vazhdojnë të luftojnë në zonat rurale dhe do të gjejnë edhe më tej aleatë sunitë, të cilët do t’i armatosin rëndë për këtë. Edhe me terroristët e Shtetit Islamik hë për hë do të kemi ende të bëjmë – jo së fundi sepse Moska dhe Damasku, në kundërshtim me përbetimet e veta deri tani nuk i kanë luftuar vërtet.

Tragjedia e Aleppos përfaqëson simbolikisht një përfundim, i cili në fakt njihet prej kohësh: Bashar al-Assad, i dyshuari si krimineli më i madh i luftës i kohës sonë, do të vazhdojë të qendrojë në pushtet për aq kohë, sa Rusia dhe Irani të mos e lënë të bjerë dhe SHBA ta shohin duarlidhur. Por Assadi nuk do të mund ta paqëtojë Sirinë – as atëherë kur Donald Trumpi, siç druhen opozitarë sirianë, të bëjë pjesërisht aleancë me Putinin për Sirinë. Pra vrasjet do të vazhdojnë.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori