0Shares

Me qëllim që makina juaj e larjes së enëve të qëndrojë më gjatë, ndërsa enët të duken gjithmonë bukur të larë, duhet t’u përmbaheni disa këshillave bazë për përdorimin e këtij aparati.

○ Makinën shfrytëzojeni vetëm kur të grumbullohen enë të mjaftueshme. Është më së miri që programin për tharjen e enëve të mos e përdorni secilën herë, sepse makina harxhon më shumë rrymë për tharje sesa për larje.

○ Keni kujdes me enët plastike. Ato vendosni në makinë vetëm atëherë kur prodhuesi i tyre siguron se mund t’i lani me makinë. Edhe atëherë enët e plastikës vendosni vetëm në pjesën e sipërme dhe lani me ujë të ftohtë.

○ Shpërndani enët ashtu që ndërmjet tyre të ketë vend të mjaftueshëm për kalimin e ujit dhe detergjentit, transmeton Telegrafi.

woman-setting-dishwasher

○ Përdorni vetëm preparate dhe detergjente, të cilët janë të dedikuar për larje automatike me makinë. Në asnjë mënyrë mos përdorni sapun, detergjent për tesha ose detergjent për larjen e enëve në dorë.

○ Thikat dhe mjetet tjera me maje renditni me kujdes në shportën përkatëse (takëm). Anën që pret të thikave kthejeni nga poshtë ose vendosni në pozitë horizontale.

○ Do të ishte mirë, sikur pas çdo larjeje ta ndërpritni ujin, ndërsa derën e makinës e leni gjithmonë pakëz hapur. Në këtë mënyrë do ta pengoni krijimin e lagështisë brenda saj.

○ Para se t’i vendosni enët e palara në makinë, largoni nga to të gjitha mbetjet e ushqimit, ndërsa enët që kanë pjesë të djegura ose ushqim të djegur të ngjitur, para larjes në makinë, vendosni ato në ujë, sepse më lehtë do të largohen mbetjet e nga përgatitja e ushqimit.

○ Nëse keni takëm të argjendtë, atëherë nuk duhet ta lani atë me pjesët tjera të metalit, sepse gjatë larjes mund të vijë deri te reaksionet kimike. /Telegrafi/

dishwasher

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)