LAJMI I FUNDIT:

Tash në “Përballje”: A janë kamatat e kredive të larta në Kosovë? (Video)

Tash në “Përballje”: A janë kamatat e kredive të larta në Kosovë? (Video)

Në emisionin “Përballje” ekspertë të sistemit bankar dhe bizmesmenë po diskutojnë për kreditë në Kosovë.

A janë normat e interesit të larta në vendin tonë?


A ka marrëveshje mes bankave për normat e larta të interesit? Çfarë thonë në Shoqatën e Bankave e çfarë në Bankën Qendrore të Kosovës për këtë?

A janë rritur shërbimet digjitale nga bankat dhe kush është fajtor për këtë? Pse Arben Mustafa nga BQK-ja thotë se bankat janë të lira e caktojnë vetë normat.

A ka lehtësime për biznese për kredi nga bankat e Kosovës. Çka thotë për këto Petrit Balija që përfaqëson bankat.

A është e lehtë për një biznes në Kosovë të hysh në kredi e çka thonë qytetarët? A duhet që kreditë të jenë më të lehta për bizneset vendore?

Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Arben Mustafa, këshilltar i guvernatorit, Banka Qendrore e Kosovës;

Petrit Balija– drejtor ekzekutiv Shoqata e Bankave të Kosovës;

Syzana Aliu – pronare e kompanisë vendore, “MagicIce”

Zekirja Shabani, gazetar i ekonomisë

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20: 20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/