LAJMI I FUNDIT:

Për të shmangur kolonën e veturave, voziti nëpër trotuar (Video)

Për të shmangur kolonën e veturave, voziti nëpër trotuar (Video)

Policia në Liverpul të Anglisë, është vënë në kërkim të shoferit të paidentifikuar, që ka vozitur nëpër trotuar.

Kamerat e vendosura në makina, e kanë xhiruar momentin kur Ford Ka shihet duke hipur në pjesën e destinuar për ecje dhe ka kaluar përgjatë tri shtëpive, derisa hyri në një rrugicë, transmeton Telegrafi.


Në videon e postuar më poshtë, shihen kalimtarët që largohen anash nga frika se mund të shtypen nga kjo veturë.

Ky veprim besohet të jetë bërë nga drejtuesi i padurueshëm, që nuk mund të priste në kolonën e gjatë.

Për këtë shkelje, ai rrezikon gjobë të lartë dhe humbje të lejes për vozitje, meqë kalimi me makinë nëpër trotuar është rreptësishtë i ndaluar. /Telegrafi/