LAJMI I FUNDIT:

Për të pastruar ajrin…mendojnë lulet

Për të pastruar ajrin…mendojnë lulet

Katër bimët e mëposhtme, të përshtatshme për dekorimin e mjediseve të brendshme, janë pastrueset më të shkëlqyera ndër gjithë të ngjashmet e tyre.

Zambaku i Paqes (Spathiphyllum) çel lule të bardha, si pak bimë të mjediseve të brendshme.


Kujdesi: Dheu duhet të jetë pothuajse i lagësht dhe duhet ushqyer çdo muaj me fertilizues nga pranvera në vjeshtë. Ndalo fertilizusin dhe lëre dheun më të tharë në dimër. Pastro gjethet herë pas here me një copë të lagur për të hequr ndonjë gjurmë të insekteve.

Palma Areka (Chrysalidocarpus lutescens) njihet si palma e verdhë ose palma flutur.

Kujdesi: Rrënjët duhet të qëndrojnë në mjedis të lagësht dhe spërkati shpesh gjethet. Hidhi çdo muaj, përveç muajve të dimrit, fertilizues të lëngët. Hiq degët e thara rregullisht.

Palma Zonjë (Rhapis excelsa) është një nga bimët më të mira për të pastruar ajrin e mjediseve të brendshme dhe është shumë rezistente ndaj shumicës së kandrrave. Ajo ka degë 15-28 cm të gjera me gjethe të gjelbra me shkëlqim.

Kujdesi: Ujite bollshëm, sidomos gjatë pranverës dhe verës. Ushqeje çdo muaj me fertilizues sipas këshillave në ambalazh. Majat e gjetheve mund të priten po të bëhen të kafëta.

Fikusi Gomë (Ficus robusta) është një bimë, familja e të cilit dekoron mjediset tona prej kohësh, me gjethe të plota, të lëmuara, në ngjyrë të errët të gjelbër. Ai toleron mungesën e dritës dhe temperaturat e ulëta dhe është shumë i mirë për të hequr toksinat kimike nga ajri i brendshëm, më i miri nga gjithë familja e fikuseve.

Kujdesi: Ujite rregullisht nga mesi i verës deri në fillim të dimrit, por lëre dheun të thahet pak midis ujitjeve. Ujite me interval gjatë pjesës tjetër të vitit, këto bimë vuajnë kur ujiten më shumë seç kanë nevojë. Ushqehet çdo muaj me fertilizues të lëngshëm vetëm gjatë verës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori