LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në histori kjo ngjyrë e buzëkuqve po shitet më shumë se e kuqja

Për herë të parë në histori kjo ngjyrë e buzëkuqve po shitet më shumë se e kuqja

Ngjyra e trëndafiltë ka më shumë shpirt, është më e hareshme, më joshëse dhe më pak serioze se e kuqja si shenjë tradicionale e pjekurisë, e magjepsjes dhe e tërheqjes së vëmendjes – theksojnë ekspertët botërorë të grimit.

Shitja e buzëkuqve ngjyrë trëndafili ka lënë prapa ngjyrën e kuqe deri tanë më të shitur, ka publikuar kompania e marketingut për hulumtimin e tregut NPD Group.


– E trëndafilta ka më shumë shpirt dhe është më pak serioze sesa e kuqja, ka thënë Troy Surratt, artist i grimit dhe iniciator i linjës Surratt Beauty.

– E trëndafilta është e hareshme, joshëse dhe njëkohësisht vajzërore, andaj është edhe argëtuese, e qasshme dhe më pak e frikshme sesa e kuqja e cila tradicionalisht nënkupton pjekurinë, magjepsjen dhe tërheqjen e vëmendjes – ka shpjeguar Troy.

Amal Clooney Clooney e vë në buzë kur shkon në punë, Rihanna e do ngjyrën mat të trëndafiltë, ndërsa aktorja dhe këngëtarja Janelle Monáe shkëlqim neoni.

E vënë në buzë edhe kur kalojnë nëpër tepihun e kuq, kështu që Cate Blanchett zgjedh nuanca neutrale të ngjyrës së trëndafiltë me veshje ngjyrë të verdhë, ndërkaq Emily Blunt me vëthë të gjelbër.

Të trëndafiltën e ka vënë madje edhe Gwen Stefani, e njohur si adhuruese e pakompromise buzëkuqit ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.

Kur nga Shtëpia kozmetike M.A.C i ftuan influencueset e grimit që të krijojnë buzëkuqin më të preferuar, zgjedhja ishte për të trëndafiltën ngjashëm me ngjyrën e salmonit.

Kylie Jenner nga klani Kardashian, e cila ka ndërtuar mbretërinë e buzëkuqve, në vend të parë ka vënë ngjyrën Candy K – nuancë të ngrohtë të së trëndafiltës.

Nuanca rozë ka spektër më të gjerë, nga tonet e zjarrta deri te tonet e buta pastel, andaj gjithsesi të gjithë mund të gjejnë atë që i përshtatet.

Zakonisht, personat që kanë ten të ndjeshëm dhe vena të kaltratë ashtuquajtura tone të ftohta u përshtaten tonet me shkëlqim të cilat anojnë drejt ngjyrave vjollcë dhe të kaltër.

Mirëpo, sot çdo gjë është e lejuar. Për shembull, bukuroshja hollivudiane Lupita Nyong’o ka lëkurë të errët, mirëpo vë në buzë të trëndafiltën dhe i shkon për mrekulli.

Taylor Swift megjithatë ka kombinuar të kaltrën në sy dhe ngjyrë shalqiri në buzë.

Vera është koha ideale për eksperimentime. /Telegrafi/