LAJMI I FUNDIT:

Për të gjithë të pasionuarit të veturave, nga 11 deri më 14 maj mbahet panairi Prishtina International Autoshow

Për të gjithë të pasionuarit të veturave, nga 11 deri më 14 maj mbahet panairi Prishtina International Autoshow

Shoqata e Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow”.

Panairi do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (magjistralja Prishtinë – Mitrovicë) në datat 11 deri me 14 Maj 2017 duke filluar nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo ditë.


Ceremonia e Hapjes do të mbahet të Enjten me 11 maj duke filluar nga ora 12:00!

Në këtë panair do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volksëagen.

Përveç Automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, do të jenë prezente edhe kompani tjera të cilat në një formë apo tjetër kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pajisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete por nuk do të mungojë edhe aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqim të ndryshëm.

Ne panair do të jetë edhe këndi i lojërave në mënyrë që ky eveniment të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë argëtim për të gjithë familjen.

Hyrja në panair do të jetë falas!

Transporti nga qyteti i Prishtinës (Newborn) e deri në sallën e Panaireve do të jetë pa pagesë, mundësuar nga Komuna e Prishtinës përmes Autobusëve të saj çdo 1 orë.