LAJMI I FUNDIT:

Për Sir Alex, Messi e Ronaldo të njëjtë

Për Sir Alex, Messi e Ronaldo të njëjtë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se nuk mund t’i dallojë dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Gjëja më e mirë për futbollin është se gjithmonë do të ketë lojtarë të mëdhenj. Ju mund të ktheheni prapa në vitet e gjashtëdhjeta me Di Stefanon, Puskasin dhe Eusebion. Në të shtatëdhjetat ishin Cruyff dhe Beckenbaur dhe në tetëdhjetat, Van Basten”.

“Mendoj se për momentin po shohim se Messi është një lojtar i dalluar i kësaj dekade, së bashku me Cristiano Ronaldon”.


“Nuk mund t’i dalloj asnjërin, sepse të dy janë lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/