0Shares

Zierja mund të paraqesë shkencë të vërtetë, posaçërisht për ata të cilët nuk dinë të përdorin mëlmesa, ndërkaq kripa është mëlmesa për çdo kuzhinë.

Çdo artikull ushqimor dallohet vetvetiu dhe prandaj është e rëndësishme qasja individuale gjatë përdorimit të mëlmesës, transmeton Telegrafi.

Mësoni cilët janë ata artikuj që duhet t’i qitni kripë para ushqimi, e cilëve kur sapo është zier:

Fasulja – pas zierjes
Nëse pyesni ndonjë kuzhinier, do t’ju thotë që janë mësuar që kripa t’i shtohet vetëm me rastin e zierjes, kur fasulja të jetë e zbutur. Natyrisht, nëse i qitet në fillim të zierjes, kokrrat e fasules mund të mbeten të forta dhe i duhet kohë më e gjatë që të zihet.

Brumërat – para zierjes
Brumërat janë qull i rëndë i cili gjatë kohës së zierjes thith përqindje të caktuar uji në mënyrë që të zbutet. Gjatë kohës së zierjes në ujë të njelmët, brumërat thithin kripën me ujë, ndërkaq rezultati është shija më e mirë. Nëse brumërave u qitni sërish kripë, nuk do të kenë shije të mirë.

Orizi – para zierjes
Ngjashëm me brumërat, orizit gjithashtu i qesim kripë në fillim të zierjes në mënyrë që të absorbojë ujin e njelmët gjatë përpunimit termik.

Qepa e fërguar – para dhe pas zierjes
Kripa thith ujin nga ushqimi. Kur të shtoni perimet, i zbut, andaj këtë është e nevojshme ta kini parasysh para zierjes. Nëse dëshironi që qepa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë kërcëlluese, atëherë shtoni kripën në fund të fërgimit. Nëse dëshironi që të jetë e qullët dhe e butë, atëherë qitni kripën në fillim, sapo t’i qitni vajin.

Kërpudhat e fërguara – pas zierjes
Kërpudhat janë të pasura me ujë, andaj nëse i qitni kripën në fillim, herët do të lirojnë të gjitha lëngjet e shijshme, andaj do të rrudhen dhe do të bëhen sikur gomë. Prandaj, gjithmonë qitni kripën në fund të përpunimit termik.

Mishi – para zierjes
Mishit gjithmonë qitni kripën para fillimit të pjekjes. Gjatë kohës së pjekjes në shporet, skarë apo në furrë, mishi i freskët rrudhet dhe vetëm vonë i thith të gjitha shijet. Nëse i qesim kripën mishit të freskët para pjekjes, atëherë shumë më mirë do të thithë erëzat dhe do të jetë më i shijshëm.

Patatja – edhe para edhe pas zierjes
Me rastin zierjes së patateve, gjysmën e sasisë së kripës qitjani menjëherë në tenxheren me ujë, në mënyrë që gjatë zierjes të thithë ujin e njelmët. Pjesën tjetër të kripës qitjani pasi që patatja të jetë zier. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)