LAJMI I FUNDIT:

Për rezultatet e kërkimit, Google gjobitet nga BE me 2.42 miliardë euro

Për rezultatet e kërkimit, Google gjobitet nga BE me 2.42 miliardë euro

Rregullatori antitrust i BE-së gjobiti Alphabet inc. me 2.42 miliardë euro, për favorizim të shërbimit të krahasimit të produkteve në rezultatet e kërkimit dhe urdhëroi gjigantin e kërkimit Google të aplikojë të njëjtën metodë tek rivalët, si për veten e vet në shfaqjen e shërbimeve të tyre në rezultatet e kërkimit.

Por, në fakt ky vendim mund të detyrojë ndryshime më të mëdha në mënyrën se si Google harton rezultatet e kërkimit në Evropë, pasi vendos një precedent të mundshëm për shërbimet e tjera të kërkimi, si udhëtimet dhe hartat, të cilat BE po i shqyrton gjithashtu.


“Google abuzoi me dominimin e tregu si një motor kërkimi për të promovuar shërbimin e vet të krahasimit të produkteve në rezultatet e veta të kërkimit, duke ulur ato të konkurrentëve. Ajo çfarë ka bërë Google është joligjore sipas rregullave antitrust të BE-së”, ka thënë Margrethe Vestager, shefja antitrust e BE-së.

BE thotë se Google duhet të trajtojë rivalët njësoj në rezultatet e kërkimit të krahasimit të produkteve. Google ka 90 ditë për t’i dhënë fund kësaj, ose do të përballet me pagesën e gjobës deri në pesë për qind të të ardhurave mesatare ditore.

Për më tepër Google ngarkohet të sigurojë pajtueshmërinë dhe të shpjegojë mënyrën se si synon ta implementojë këtë vendim, vijon BE. Vetë kompania mund të apelojë vendimin në gjykatat më të larta.

Ky vendim është i pari i tre hetimeve të veçanta të avancuara nga komisioni mbi praktikat e Google. BE po vazhdon të hetojë Google mbisistemin operativ të telefonëve, Android, dhe shërbimin e saj të reklamave Adsense. /Top Channel/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori