LAJMI I FUNDIT:

Për Recoban, kornerët janë penalti (Video)

Për Recoban, kornerët janë penalti (Video)

Ish-superylli i Interit, Alvaro Recoba, nuk ka treguar shenja të pensionimit as pas shumë viteve largimi nga Serie A dhe madje ai po shënon gola të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm.

Ylli 36 vjeç ka shfaqur paraqitje fantastike për ekipin e tij ndaj Argentinos Juniors, ku shënoi një gol unik.

Bëhet fjalë për një gol nga korneri, i cili e la të shtangur portierin kundërshtar.


Recoba në dy vitet e fundit ka shënuar pesë gola nga korneri dhe këtë zakon ‘ujku’ duket se nuk e ka harruar qysh nga koha kur ishte te gjiganti italian, Interi. /Telegrafi/