LAJMI I FUNDIT:

Për pesë muaj kanë humbur jetën 9 punëtorë në vendin e punës

Për pesë muaj kanë humbur jetën 9 punëtorë në vendin e punës

Ministria e Punës prezantoi projektin “Harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE në fushën e kushteve të punës.

Kryeinspektori i Punës në MPMS, Basri Ibrahimi bëri me dije se vetëm në këtë vit për pesë muajt e parë kanë humbur jetën 9 qytetarë në vendin e punës. Vdekjet sipas tij po vijnë kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ai tha se fatkeqësisht kjo dukuri nuk po arrin të ndalet sepse edhe në vitin 2016 ka pasur 9 vdekje.


Ibrahimi tha se fatkeqësisht siguria dhe shëndeti në punë nuk është e mirë.

Sirja Poder, përfaqësuese e BE tha se Bashkimi Evropian është e përkushtuar ta ndihmoj Kosovën financiarisht për kushtet e punës, sepse Kosova ka të ardhmen në BE dhe mbetet standard për plotësimin e kushteve për siguri në punë.

Edhe Leonora Ahmetaj nga MPMS-ja tha se Kosova ka për obligim t’i implementojë 38 objektiva për siguri dhe shëndet në punë. Sipas saj, gjysma prej tyre janë plotësuar dhe pritet që deri në vitin 2020 të implementohen të gjitha objektivat. /Telegrafi/