Pa atë, tavolina e Vitit të Ri është e varfër. Por, përpara se të shpejtoni të blini gjelin e detit, është mirë të njihni disa ‘rregulla’ të dobishme:
Blijeni në dyqane dhe tregje që janë të kontrolluara për standardet e higjienës. Nëse blini gjel deti të freskët, kini kujdes mos të ketë shndërrime dermatologjike, mishi të mos jetë i nxirë ose në ngjyrë të gjelbër tek pjesa e barkut, qafa, në pjesën e brendshme të kofshëve ose poshtë krahëve.
Mos e zgjidhni nëse mishi në sipërfaqen e lëkurës dhe tek zgavrat e brendshme ka mbishtresë të ngjitshme (veshtullore).
Nëse e zgjidhni të ngrirë, kini kujdes të jetë i paketuar pa ajër (në vakum) dhe të ruhet në temperaturën minus 18 gradë. Për më tepër, shmanguni blerjes, nëse në pjesën e brendshme të paketimit ka copa akulli ose shumë lëngje, transmeton Telegrafi.
Për 8 persona nevojiten:
▪ Gjel deti me peshë rreth 4 kg, pa të brendshmet
▪ 125 g gjalpë në temperaturën e dhomës
▪ 1 limon
▪ l thelb hudhër e shtypur
▪ 3 qepë të qëruara e të ndara përgjysmë
▪ vaj ulliri, kripë
Gatimi:
Nxeheni furrën në 180 gradë C. Thajeni gjithë gjelin e detit me peceta ose letra kuzhine.
Përzieni mirë gjalpin e zbutur me hudhrën e shtypur e lëkurën e grirë të limonit, derisa të formohet një masë. Me këtë masë lyeni gjithë pjesën nën lëkurë të gjelit të detit, duke e ngritur lëkurën mbi pjesën e mishit dhe duke e ngjeshur me dorën nën të masën e gjalpit.
Përsëri me dorë shpërhapeni mirë, derisa të keni arritur të lyeni mirë pjesët e gjoksit duke filluar nga qafa dhe më pas pjesën e kurrizit e kofshëve.
Ndajeni më katërsh limonin dhe futini këto copa brenda tij (trupit të gjelit të detit).
Lyejeni gjithë sipërfaqen e lëkurës së tij me vaj ulliri e kripë.
Vendosini gjysmat e qepëve në një tavë pjekje e mbi të vendosni gjelin e detit e mbulojeni të gjithin (bashkë me ravën) me një letër pjekje ose letër alumin i, duke i dhënë kështu mbulimit pamjen e një tende.
Lëreni gjelin e deti të gatuhet për larë e 40 minuta, ose për çdo gjel a pulë deti tjetër do të përllogaritni 25 minuta kohë pjekje për çdo kg peshë.
Nxirreni gjelin e detit nga furra, rriteni temperaturën e furrës në 220 gradë e, hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni gjelin të piqet edhe për 30 minuta, sa të marrë ngjyrë. Për të qenë të sigurt nëse mishi është pjekur, shpojeni diku me një shkop dhëmbësh dhe nëse lëngjet që dalin prej aty janë të qarta, atëherë mishi është pjekur.
Lëreni gjelin e pjekur të detit të rrijë jashtë furre edhe për 30 minuta – l orë e më pas shërbejeni.
Kullojeni lëngun në tavë për të përgatitur lëngun e mishit si dhe qepët hiqini mënjanë.
Gjel Deti kurrë më lirë të vjen në shpi – POROSIT TANI n’Begmart
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi