LAJMI I FUNDIT:

Për gjashtë minuta gjoksi rritet për tre numra: Pa sytjena, shtojca apo operacione! (Video)

Për gjashtë minuta gjoksi rritet për tre numra: Pa sytjena, shtojca apo operacione! (Video)

Blogerja Natalie Boucher ka bërë pështjellim të vërtetë kur ka treguar publikisht këtë truk të rritjes së gjoksit.

Kombinimi perfekt i dritës dhe hijes mund të bëjnë që gjoksi juaj vizualisht të duket dukshëm më i madh, transmeton Telegrafi.

Blogerja australiane Natalie Boucher ka bërë pështjellim në botën e grimit kur ka publikuar videon në të cilën tregohet se si vetëm me grim mund t’i rrisni gjoksin.

maxresdefault

Boucher në video ka treguar që grimi nuk e ka vendin vetëm në fytyrë kur ka rritur gjoksin e vet për madje tre numra duke përdorur trukun e vjetër të konturimit.

Fjala është për teknikën e cila ekziston tashmë një kohë të gjatë, mirëpo është bërë edhe më e popullarizuar falë të famshmëve siç është Kim Kardashian, që e përdorin për të theksuar mollëzat e veta.

Mirëpo, duket që konturimi është zhvendosur edhe diç më poshtë se fytyra, shkruan “Independent”.

Qoftë që dëshironi vetëm të përmirësoni atë që keni apo siç ka bërë Boucher, qoftë që dëshironi të bëni ndryshime drastike, ndiqni udhëzimet e saj dhe për gjashtë minuta do të keni gjoksin më të madh (së paku për një kohë).

/Telegrafi/