LAJMI I FUNDIT:

Për flokë të bukur, mos harro birrën

Për flokë të bukur, mos harro birrën

Një ndër elementët që ndikon shumë në përmirësimin e shëndetit të flokëve, është birra.

Për të mbajtur flokë të shëndetshëm, të shkëlqyeshëm dhe të bukur në çdo kohë, duhet të ushqehesh mirë, të flesh mirë, por edhe t’i trajtosh ato herë pas here me produkte natyrale.

Larja e flokëve me birrë do t’i bëjë ata më të butë e më të shëndetshëm, duke u falur edhe një shkëlqim të natyrshëm. Birra është e pasur me shumë proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe në rritjen e tyre.

E rëndësishme është që të ndiqni udhëzimet pikë për pikë në mënyrë që të merrni siç duhet përfitimet e këtij produkti në flokët tuaj.

• Hidheni birrën në një enë, sepse, nëqoftëse do ta përdorni atë çdo ditë, është më mirë që ajo të mos mbetet brenda në shishe.

• Birra nuk duhet të ketë gaz, është mirë ta hapni atë disa orë para se ta përdorni.

• Para se të aplikoni birrën, lani flokët si zakonisht, në mënyrë që të hiqen të gjitha papastërtitë nga flokët që të mos ndikojnë në efektin e birrës.

• Pas aplikimit të saj, ju mund të përdorni një balsam, në mënyrë që flokët të mbeten të butë dhe aroma e birrës të zhduket.

Ju gjithashtu mund të përzieni birrën me produkte të tjera për të rritur përfitimet e saj. Më poshtë do t’ju tregojmë disa kombinime të shkëlqyera.

Birra me një maskë flokësh – Kjo përzierje do të ketë të njëjtin efekt si një xhel ose një llak flokësh. Aplikojeni në flokët tuaj dhe i krihni normalisht. Sapo të thahen do të mbeten të fiksuara si ju dëshironi.

Birra si një shampo normale – Ashtu si me të gjitha produktet e tjera, e vetmja gjë që ju duhet të bëni është të përzieni birrën me shampon që ju përdorni rregullisht, në mënyrë që flokët tuaj të mbesin të ndritshëm dhe voluminozë. Ju mund të shtoni në këtë përzierje pak vaj ulliri dhe pak esencë rozmarine.

Birra dhe uthulla – Kjo përzierje është ideale për flokë të dëmtuar dhe të shpurpurisur. Përzieni një litër birrë dhe një gjysmë gotë me uthull molle, e aplikoni atë në flokë dhe e lini të veprojë 5 minuta. I masazhoni vazhdimisht, por mos i lani. Thajini me një peshqir dhe pastaj i krihni.

Ndërsa me ¼ e litrit të birrës dhe 10 pika uthull molle do të merrni një losion të mirë. Aplikojeni në flokë të pastër dhe të shtrydhur, e lini të qëndrojë për 15 minuta dhe pastaj e shpëlani. Nëse këtë e bëni të paktën tre herë në javë, do të merrni flokët gjithmonë të qetë dhe aromatikë.

Vaj luledielli, vezë dhe birrë – Këto përbërës janë idealë nëse doni të rrisni volumin e flokëve tuaj. Në një tas derdhni një litër birrë, shtoni një lugë gjelle vaj luledielli dhe një vezë të papërpunuar. Këtë përzierje zbatojeni të gjithën në flokë, duke e lënë për disa minuta. Aplikoni një balsam për të hequr mbetjet dhe erën.

Birra dhe lëngu i limonit – Kjo pije është shumë e mirë për zbutjen e flokëve dhe për t’u dhënë atyre shkëlqim. Një birrë në shishe qelqi e përzieni me gjysmë gote lëng limoni; aplikojeni në flokë pas shampos, e lini për disa minuta dhe i lani me një balsam.

Duhet të mbani  mend

Në varësi të nevojës që kanë flokët tuaj, ju mund të zgjidhni atë recetë që ju duket më e mira. Mos harroni se ju duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të pini shumë ujë.

Gjithashtu, duhet të konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë vitaminë C, e cila mban ngjyrën të gjallë dhe stimulon rritjen e flokut.

Mos u shqetësoni për erën e birrës, sepse në pak minuta do të zhduket dhe do të shikoni që do të mbeteni të kënaqura me rezultatet e shkëlqyera që do të merrni. /Telegrafi/