LAJMI I FUNDIT:

Për ata që dëshirojne të studiojnë Teknologji Informative, institucioni Epitech nga Franca vjen në Shqipëri

Për ata që dëshirojne të studiojnë Teknologji Informative, institucioni Epitech nga Franca vjen në Shqipëri
-->

Profesioni që siguron të ardhmen, mbërrin universiteti Epitech në Shqipëri.

Më në fund universiteti i mirënjohur francez me dhjetëra mijëra studentë në 12 kampuset në qytetet e Francës, kryeqytetet e Evropës, SHBA e Azi, tashmë ka arritur edhe në Tiranë.

Epitech Francë është një Institucion i arsimit (Grande Ecole), që formon ekspertë në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Epitech është i shtrirë në 12 qytete të ndryshme të Francës, kurse jashtë saj, gjendet në Berlin të Gjermanisë, në Madrid të Spanjës Madrid, në Belgjikë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë.

Me hapjen e madhe në Shqipëri, Epitech shndërrohet në ëndrrën e realizuar për shumë të rinj dhe të reja nga Shqipëria që dëshirojnë të kapin të ardhmen, duke studiuar dhe përfituar profesionin më të kërkuar dhe më progresist të viteve të fundit, teknologjia e informacionit.

Epitech, Universiteti i Inovacionit dhe Ekspertizës Informatike, është krijuar në Francë dhe është pjesë e grupit IONIS i cili përgatit çdo vit mbi 26 000 studentë dhe ka mbi 60 mijë studentë, të cilët kanë përfunduar studimet dhe janë të integruar në jetën profesionale në pozicione të larta drejtuese.

Epitech është licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri dhe ka garantuar hapjen e universitetit në Tiranë, këtë vjeshtë.

Ndaj informaticienët e së ardhmes tani e tutje do të formohen në Shqipëri në sajë të ekspertizës të njohur në fushën e teknologjisë së informacionit në arsimin e lartë, të Universitetit Epitech.

Kjo shkollë është pjesë e sistemit të Grandes Ecoles në Francë ku përfshihen shkollat me nivelin më të lartë të seleksionimit të nxënësve, të mësimdhënies dhe punës akademike gjatë periudhës së studimeve, si dhe ofrojnë një mësimdhënie e cila në vazhdimësi përshtatet me kërkesat e tregut duke pasur një raport mjaft të afërt me ndërmarrjet private.

Nëpërmjet partneriteteve gjithnjë në rritje me aktorët kryesorë ekonomik të sektorit dhe të institucioneve prestigjioze të arsimit të lartë në botë, Epitech ka fituar një reputacion ekselence ndërmjet shkollave të mëdha franceze dhe është e njohur si një nga shkollat më të mira për të transformuar pasionin për informatikën në një ekspertizë, e cila mundëson punësimin në nivele të larta drejtuese.

Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, ku vetëm njohuria nuk mjafton si garanci për sukses, Epitech garanton sukses bazuar në një model të ri pedagogjik.

Fakt është se 100% e studentëve Epitech janë nëpër kompani në përfundim të studimeve të tyre.

Më shumë se vetëm një mësim i thjeshtë, Epitech sjell arsimimin e tij të qëndrueshëm që u mundëson studentëve të jenë udhëheqësit e revolucioneve teknologjike të së sotmes dhe të së nesërmes.

Epitech Albania përgatit studentët me programin e saj Bachelor 3-vjeçar dhe në përfundim të studimeve 5-vjeçare ku përfshihet Master, marrin titullin “Ekspertë në Teknologji Informacioni e njohur nga Shteti Francez”.

Lëndët do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe me të njëjtat kushte si në Francë, nga pedagogë të Epitech Francë, e cila do të jetë vazhdimisht garante për reputacionin e ekselencës pedagogjike. Gjuha dhe vlerat franceze do të jenë të vlerësuara në mënyrën e duhur.

Epitech Albania pranon regjistrimet për studentët e saj vetëm pas përfundimit të maturës. Kandidatët do të seleksionohen mbi bazën e intervistës motivuese, testit të anglishtes dhe testit logjik.

Ndaj të gjithë të apasionuarit të informatikës janë të mirëpritur te Kampusi i Epitech Albania, që ndodhet pranë ‘Tirana Business Park’.

Me hapjen e universitetit, pas disa javësh, në tetor, Epitech pritet të shndërrohet në një lojtar ndërkombëtar të avancuar në zhvillimin e projektit të saj të arsimit. Ndërsa ka zhvilluar një mjedis multikulturor dhe të avancuar, Epitech njëkohësisht investon me kompanitë për të mundësuar lëvizje më të madhe sa më shumë të jetë e mundur për përfundimin e vitit të parë të praktikës akademike jashtë vendit.

“Në agimin e një dekade të re, ne duam të trajnojmë ekspertë të aftë të integrimit në një botë të globalizuar, dhe të mësojnë gjuhën angleze për të përfunduar ndërkombëtarizimin e studentëve tanë, dhe mjeshtëria profesionale e gjuhës angleze është plotësisht pjesë e pedagogjisë se shkollës sonë”, – thonë nga stafi i Epitech në Tiranë.

Ata detajojnë se dy vitet e fundit të kurrikulës do të zhvillohen tërësisht në gjuhën angleze.

Fusha e informatikës dhe e teknologjisë është një nga profesionet më të kërkuara dhe më të paguara në tregun e punës në Shqipëri. Jo më pak se 25% e punonjësve në ndërmarrjet shqiptare, punojnë me kompjuterë. Akademia Epitech, nëpërmjet programit dhe planit mësimor të bazuar në praktikë, si dhe nëpërmjet partneriteteve me institucione dhe ndërmarrje të huaja dhe vendase garanton punësimin në masën 100%.

Kliko këtu për tu regjistruar për vitin akademik 2017 – 2018.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Lajme
Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Lajme
Kalo në kategori