LAJMI I FUNDIT:

Pentagrami, misteret e simbolit të pranishëm në çdo fe dhe kulturë

Pentagrami, misteret e simbolit të pranishëm në çdo fe dhe kulturë

Pentagrami, ose ylli me pesë cepa, si me qëndrim drejt, si i përmbysur, është padyshim një prej simboleve më të njohur. I përdorur që në kohë të largëta, ai është i pranishëm në shumë kultura.

Eshtë një simbol i pranishëm në çdo fe dhe kulturë, si dhe në çdo epokë, dhe në mënyrë të pashpjegueshme duket të jetë i pranishëm në qytetërime shumë të largët mes tyre, në hapësirë dhe kohë. Janë gjetur prezantime grafike në tabletat e lashta të Mesopotamisë në Babiloni, në Egjipt, në Greqinë e lashtë dhe në Romën e lashtë, në Indi dhe mes fiseve të Amerikës si dhe në traditën hebraike, të krishterë, në kulturën taoiste dhe budiste.


Pentagrami paraqitet grafikisht nga një yll me pesë cepa dhe shumë herë, i futur brenda një rrethi, për disa kultura simbolizon bashkimin me hyjnoren. Në shtatët gnostik-manikeas, numri i shenjtë i të cilëve ishte pesa, si pesë elementet (drita, ajri, era, zjarri dhe uji) ishte një simbol shumë i përhapur dhe në traditën e krishterë, disa thonë se përfaqëson pesë plagët e Jezusit.

Për Pitagorën ishte një simbol i shenjtë që shprehte harmoninë mes trupit dhe shpirtit dhe ishte pra, i lidhur me shëndetin. Ai e quajti Pentalfa, pasi sipas një vëzhgimi të drejtë, përbëhet nga pesë A.

Në Mesjetë u pasurua me domethënie të reja, duke u shndërruar në një mbrojtje të vërtetë kundër energjive negative dhe magjive, përveç se, në urdhërat kalorësiakë, përfaqësonte pesë virtytet më të rëndësishme të një kalorësi.

Pico Della Mirandola kombinoi pentagramin me emrin hebraik të Jezusit dhe elementet, ndërsa gjatë RIlindjes, u konsiderua nga artistët si simbol i përsosmërisë dhe nga fetarët, si simbol i yllit-kometë apo pesë plagëve të Krishtit.

Shumëkush gabimisht mendon se është një simbol i lidhur ekskluzivisht me ritualet negative dhe sektare, por përmbysja e tendencës nga shenjë fatsjellëse në fatkeqe, duket se ka nisur nga pohimi i katolicizmit kur, një simbol i tillë pagan, me dëshirë të një rrethi të ngushtë individësh, nisi të lidhet në mënyrë provokuese me ekzaktësisht të kundërtën e hyjnores.

Në magjinë e zezë dhe në satanizëm, shumë prej simboleve që laikisht kanë simbolizuar një pikë force, për shumë tradita dhe kultura, bëhen emblemë e ekzaktësisht të kundërtës. Ylli me pesë cepa, zakonisht i drejtuar për lart, përmbyset në orientimin e vet dhe pasurohet grafikisht në qendër me imazhin e një cjapi. /bota.al/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori