LAJMI I FUNDIT:

Penisi në të ftohtë: Udhëzues si t’ia ktheni vitalitetin

Penisi në të ftohtë: Udhëzues si t’ia ktheni vitalitetin

Ja si reagon penisi ndaj të ftohtit, dhe çka mund të bëni që t’i ndihmoni.

Penisët kanë dëshirën e vet. Dhe, dinë të jenë të çuditshëm. Bëjnë çfarë të duan, dhe nuk “çajnë kokën” a i pëlqen apo jo “pronarit”. Sepse penisi është vetë pronari, e kini të qartë…?


Në dimër gjërat komplikohen edhe më shumë. Besuat apo jo, urologët thonë që është krejtësisht e natyrshme që në temperatura të ulëta penisi “tkurret” edhe për 50 për qind gjatësi dhe 20 deri 30 për qind në trashësi.

“Kur është ftohtë, enët tona të gjakut ngushtohen, gjë që ul qarkullimin i gjakut në penis”, thotë urologu dr.Darijus Paduh.

– Natyrisht, kjo shkakton zvogëlim të dimensioneve. Njëkohësisht, testiset tërhiqen lart, gjë që u mundëson të ruajnë ngrohtësinë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ky koncept, i cili nënkupton “tkurrje” tingëllon qesharak, ka meshkuj të cilëve kjo përvojë u është shumë e pakëndshme. Kur zvogëlohet qarkullimi i gjakut, penisi bëhet si “gomë” dhe kur në atë gjendje “humbet” në brekë, ndjenja mund të jetë goxha e pakëndshme.

– Zgjidhje janë brekët sportive – boksere, ai modeli i ngushtë, pra i cili fërkimin e redukton në minimum.

Nëse kjo nuk ndihmon, ndërsa ndjenja akoma është e pakëndshme, zgjidhja është që të shkoni te mjeku i cili do t’ju përshkruajë ndonjë ilaç për disfunkison erektil, i cili do të bëjë lirimin e muskujve të lëmuar dhe qarkullim më të mirë të gjakut.

Dhe, s’ka vend për t’u brengosur, këto ilaçe nuk shkaktojnë ereksion “instant”, do t’ju jetë i nevojshëm stimulimi seksual në mënyrë që “shoku” t’ju zgjohet.

Fatmirësisht, kjo “tkurrje” është e karakterit kalues. Sapo të gjendeni në ambient të ngrohtë, çdo gjë kthehet shumë shpejt në normalitet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori