LAJMI I FUNDIT:

Pendohet që tregoi se cila është kafsha tij e preferuar (Foto)

Pendohet që tregoi se cila është kafsha tij e preferuar (Foto)

Shfrytëzuesi i rrjetit social Reddit, i njohur vetëm si Yegent, është penduar që iu ka treguar se ketri është kafsha tij e preferuar.

Gjatë një bisede të qetë me miqtë, ai kishte thënë se i pëlqejnë shumë këto gjallesa me bisht të gjatë, që kërcejnë nga njëra degë në tjetrën, transmeton Telegrafi.


I pakënaqur me dhuratat me figura ketri

Mirëpo, ata e kanë marrë këtë shumë seriozisht dhe e kanë befasuar duke i dërguar dhurata, që janë të dedikuara për dashamirët e ketrave. Bluzë, gotë, libër dhe fotografi në kornizë, janë disa nga dhuratat që i janë bërë atij në formë mahie.

Megjithëse nuk është treguar i kënaqur me këtë rast, miqtë e tij duket se do të vazhdojnë traditën edhe në ditëlindje dhe festa të tjera. /Telegrafi/