LAJMI I FUNDIT:

Pence arrin në Korenë e Jugut

Pence arrin në Korenë e Jugut

Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka arritur në Korenë e Jugut, që shënon nisjen e turneut të tij dhjetëditor në rajonin e Azi-Paqësorit, pas rritjes së tensioneve në Korenë e Veriut për shkak të programit të armëve bërthamore.

Pence ka arritur në Seul sot, pas njoftimit nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara se Veriu ka dështuar të lansojë një raketë.

Ky dështim i Koresë së Veriut vjen pasi avionmbajtësit amerikanë janë nisur drejt Gadishullit Korean. Megjithatë, zyrtarët ushtarakë kanë thënë se SHBA nuk ka për qëllim që të përdorë forcë ushtarake ndaj Koresë së Veriut, në përgjigje të testeve bërthamore dhe lansimit të raketave nga Pheniani.

Pence, që shoqërohej nga gruaja e tij Karen, vendosën kurora me lule në Varrezat Kombëtare në Seul, gjatë një ceremonie. Ai pritet që të marrë pjesë në shërbimet kishtare së bashku me trupat amerikane dhe jugkoreane, për nderë të festës së Pashkëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kur u pyet nga gazetarët gjatë kësaj jave për Korenë e Veriut tha : “Koreja e Veriut është problem. Problemi do të zgjidhet”.

Ai në vazhdimësi ka deklaruar se nëse Kina – që është partneri tregtar kryesor i Veriut- nuk ka vullnet të bëjë më shumë për çëshjen e Veriut, SHBA do ta marrë përsipër zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori