LAJMI I FUNDIT:

Pemtaria në rajonin e Tetovës vazhdon të bie

Pemtaria në rajonin e Tetovës vazhdon të bie

Bujqit e rajonit të Tetovës gjithnjë e më pak janë të orientuar kah mbjellja e fidanëve të rinj të mollëve, dardhave, vishnjës dhe kumbullës, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Vitet e fundit në këtë rajon mbillen mjedra, lajthia dhe aronia. Nga Agjencia për nxitje të bujqësisë vërtetojnë se fidanët e pemëve në rajonin e Tetovës zëvendësohen me të reja. Mungesa e blerësve, posaçërisht për mollët, i ka detyruar pemtarët që të ndërmarrin këtë hap.


Një veprim i këtillë ndikon në uljen e hapëisrave të mbjellura me mollën e njohur tetovare. Shteti duhet që të ndërmerr hapa të posaçëm përmes subvencioneve për këtë lloj molle./Telegrafi/