LAJMI I FUNDIT:

Pemëtarët njoftohen me praktikat e reja të kultivimit

Pemëtarët njoftohen me praktikat e reja të kultivimit

Komuna e Podujevës organizoi një seminar për fermerët kultivues të pemëve, me temën “Praktikat e reja të kultivimit”.

Seminari i mbajtur sot, me temën “Praktikat e reja të kultivimit”, u organizua nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Podujevës dhe Kompania Turke ANKON TRADE HOLDING, e mbështetur nga Qendra Grumbulluese e Frutave dhe Perimeve “AKTIVA” me seli në Vushtrri, si dhe kompania AGRO FRUIT.


Gjatë seminarit ekspertë nga Turqia, tek fermerët llapjanë barten njohuri dhe këshilla për implementimin e teknikave të reja të kultivimit intensiv.

Ekspertët folën për përcjelljen adekuate të gjitha fazave, nga përgatitja adekuate e tokës deri në finalizim të produkteve bujqësore, siç janë: rëndësia e analizës së tokës dhe ujit, përzgjedhja adekuate e fidanëve dhe mënyrat ideale të mbjelljes; rëndësia e plehërimit adekuat; rëndësia dhe format adekuate të ujitjes.

Gjithashtu u bë prezantimi i dy frutave, arra dhe Goji Berry, mënyra e kultivimit dhe përfitimet që mund të kenë fermerët nga kultivimi i tyre.

Qëllimi i seminarit ishte që fermerët të njoftohen me mundësitë për arritjen e rezultateve të larta, si në kualitet dhe rendimente. /Telegrafi/