LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Goli ishte ofsajd

Pellegrini: Goli ishte ofsajd

Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, ka kritikuar vendimin e gjyqtarëve për të pranuar golin e Portos për të cilin beson se ishte shënuar nga pozita jashtë loje.

Spanjollët pësuan 1-0 ndaj portugezëve në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve, dhe kiliani është i mendimit se goli nuk duhej të ishte pranuar.

“Porto në të vërtetë nuk na lëndoi neve dhe goli ishte nga pozita jashtë loje. Që nga fillimi mendova se Moutinho ishte në pozitë jashtë loje”, ka thënë Pellegrini, për të kritikuar më tej lojtarët e tij.


“Ne nuk ishim një Malaga e mirë pasi Porto, bëri presion në ne. Ne nuk krijuam shumë hapësirë. Duke luajtur kaq keq, ne nuk krijuam shumë shanse. Shpresoj se, në shtëpi, ne mund ta përmbysim situatën”, ka shtuar kiliani. /Telegrafi/