LAJMI I FUNDIT:

Pejsmejkerët, cak i ardhshëm i hakerëve!

Pejsmejkerët, cak i ardhshëm i hakerëve!

Ekspertët amerikanë paralajmërojnë për sulme të reja të mundshme kibernetike, që mund të ketë pasoja fatale në pajsijet mjekësore, si pejsmejkerët apo pompat e insulinës, si dhe pajisjet tjera spitalore.

Departamenti amerikan për Ushqim dhe Ilaçe (FDA), organi që ofron garanci për sigurinë shëndetësore në SHBA, ka kërkuar nga prodhuesit e këtyre pajisjeve që të shtojnë kujdesin.

FDA është e shqetësuar në lidhje me ndjeshmërinë e këtyre pajisjeve, në aspektin kibernetik, sepse mund të ketë sulme të hakerëve që mund të ndikojnë në pajisjet mjekësore dhe rrjetat e spitaleve.

Një skenar i tillë është menduar më herët në serinë Homeland, ku hakerët e vrasin presidentin amerikan kur futen në pejsmejker dhe shkaktojnë një elektroshok fatal.

"Lajm i mirë është se ne nuk kemi hasur në asnjë ngjarje të tillë në botën reale. Por, lajmi i keq është se askush nuk interesohet për këtë temë në aspektin shkencor”, thotë profesori Kevin Fu nga Universiteti i Michiganit. “Virusi informatik mund të fitohet për një çast”.

Kevin Fu është bashkautor i studimit, i cili është 2008 vuri në dukje rreziqet e instalimit të aparateve në trupat njerëzor, siç janë pejsmejkerët të cilët hakerët mund ti riprogramojnë dhe të futen në rrjetin e tyre. Sipas tij, rreziku më i madh është virusi që mund të futet në ndonjë pajisje mjekësore.

"Viruset shpesh ngadalësojnë kompjuterët dhe kur ngadalësohet aparati mjekësor, ai nuk ka kapacitet të punojë si duhet”, tha Fu.

Ekspertët e sigurisë në kompaninë IOActive, thonë se skenarët e shfaqur në Homeland janë realë.

Pos pajisjeve, shumë aparate, si monitorët, shfaqin punën e zemrës. Pastaj janë skanerët, respiratorët artificialë, aparatet për terapi radiologjike… të cilat janë në rrjetin e internetit dhe siguria e tyre mund të rrezikohet. Po ashtu, mund të hakohen fjalëkalimet në ato aparatura.

Sipas ekspertëve në IOActive, gjasat janë të vogla, por çdo rrezik duhet të shmanget. Prandaj, prodhuesit duhet të shtojnë aspektet e sigurisë të këtyre pajisjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori