LAJMI I FUNDIT:

Peja thërret tifozët për “ndeshjen më të rëndësishme” (Foto)

Peja thërret tifozët për “ndeshjen më të rëndësishme” (Foto)

Klubi basketbollistik nga Peja ka ftuar tifozët që të marrin pjesë masivisht në ndeshjen që ky ekip e zhvillon kundër ekipit nga Mali i Zi, Stuejska Niksic
Peja dhe Niksic do të përballen nesër në Palestrën “Karagaçi” me fillim nga ora 19:00, në takimin që zhvillohet në kuadër të Ligës Ballkanike.

Ky është postimi i plotë i Pejës në Facebook:


“Qytetare te nderuar dhe te gjithë dashamire te basketbollit,

“KB PEJA zhvillon njërën nga ndeshjet me te rëndësishme ne këtë faze te garave ne kuadër te BIBL, kundër njërës nder skuadrat me te forta ne kuadër te BIBL dhe Malit Zi, Sutjeska Niksic.

“Neve na duhet përkrahja nga te gjithë ju qe se bashku te marshojmë drejt fitores.

“I madh e i vogël ne palestër, sepse PEJA me te vërtete ka nevoje për Ju.”