0Shares

Klubi basketbollistik, Peja, ka shënuar fitore në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bashkimit nga Prizreni me rezultat të ngushtë 74-68.

Skuadra pejane u tregua më e fortë se ajo prizrenase, pasi gjatë gjithë takimit ishte në epërsi duke mos rrezikuar asnjëherë fitoren, përveç çerekut të fundit ku Bashkimi ishte superior, duke afruar ndeshjen në vetëm katër pikë diferencë.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, por në fund i takoi skuadrës së Pejës që e fitoi me katër pikë epërsi apo pranë rezultatit 21:17.

Edhe çereku i dytë ishte më i mirë për pejanët të cilët arritën të rrisin epërsinë dhe në fund pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me tetë pikë epërsi për Pejën që e mbyllën këtë pjesë me rezultat 39:31.

Basketbollistët më të dalluar në këtë pjesë ishin Alban Veseli te Peja me 11 pikë e një kërcim dhe Kayel Locke i Bashkimit me 14 pikë e pesë kërcime.

Çereku i tretë i takimit ishte më i miri për pejanët të cilët ngritën shumë epërsinë e tyre dhe në fund të këtij çereku Peja e shihte veten në epërsi prej 19 pikëve apo me rezultatin 61:42.

Dhjetë minutëshi i fundit ishte çereku më i mirë për Bashkimit, të cilët treguan vetëmohim të pashoq, duke rrezikuar shumë fitoren e pejanëve, pasi në fund të ndeshjes rezultati shënonte 74-68 dhe kështu Peja siguroi finalen e madhe të ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Trepça-Prishtina.

Basketbollistët më të dalluar të ndeshjes ishin Alban Veseli te Peja me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Kayel Locke te Bashkimi me 20 pikë e shtatë kërcime./Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)