LAJMI I FUNDIT:

Peja e shumë problemeve

Peja e shumë problemeve

Problemet financiare ndikuan në rezultatet e verdhezinjve

Skuadra e Pejës është ballafaquar me shumë probleme në edicionin që lamë pas. Për shkak të krizës financiare, nga skuadra u largua trajneri, basketbollistët e huaj dhe disa vendorë, derisa përfunduan edicionin pa asnjë trofe të fituar. Tashmë ish-basketbollisti i kësaj skuadre, Alban Veseli thotë se kanë luajtur disa muaj pa paga, kurse ende i kanë borxh.

Ai është i bindur se do të fitonin trofe sikur të mos kishin probleme financiare.

Peja ishte njëra nga skuadrat që edicionin e kaluar u ballafaqua me shumë probleme. Problemet financiare filluan qysh në muajin dhjetor, duke lënë më pas pasoja. Verdhezinjtë e filluan edicionin me ambicie të mëdha dhe e nisin shumë mirë, duke pasur sukses në Ligën Ballkanike dhe garat vendore, por më pas kriza financiare ‘shkatërroi’ gjithçka. Problemet filluan të shfaqen dhe ndikuan në rezultatet e paraqitjet e tyre.

Luajti disa muaj pa u paguar

Njëri nga basketbollistët më të mirë të kësaj skuadre ka qenë Alban Veseli. Shpëtimtar në shumë ndeshje dhe hero për tifozerinë pejanë, ai dha maksimumin në fushë, kurse shumë muaj luajti pa u paguar, duke u sakrifikuar shumë, kurse në fund u ‘dorëzua’ si të tjerët.

“Kemi sakrifikuar të gjithë lojtarët. Disa muaj personalisht kam luajtur pa u paguar dhe kam dhënë maksimumin në fushë. Sa herë jam paraqitur gjithmonë kam dhënë më të mirën time. Asnjëherë nuk e kam diskutuar pse nuk jam paguar. Megjithatë, më pas problemet filluan të jenë më të theksuara, ku u largua trajneri dhe disa basketbollistë të huaj. Disa muaj më kanë mbetur borxh dhe shpresoj se borxhi ndaj meje, ashtu si edhe ndaj të tjerëve, do të fshihet dhe ashtu siç i ka hije një klubi si Peja, që askujt të mos i mbetet borxh. Shpresoj se borxhi ndaj neve do të fshihet”, ka thënë Veseli për “Kosova Sot”.

Ai ka shtuar se të ardhmen nuk e sheh në Pejë, derisa po mendon të luajë në ndonjë skuadër evropiane.

Në drejtim të Veselit ka disa oferta, por që ende nuk dëshiron të publikojë. Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës ka thënë se tani është i përqendruar për ndeshjet me Përfaqësuesen e Kosovës për parakualifikimet e Kupës së Botës “Kina 2019”, ku Kosova do të luajë kundër Maqedonisë dhe Estonisë.

I bindur se do të fitonin trofe

Ai është i bindur se, sikur të mos kishin probleme, do të fitonin disa trofe.

“Kemi nisur edicionin me ambicie të mëdha dhe kemi pasur një ekip shumë të mirë. Sikur ekipi të mos ndryshohej dhe të ruhej deri në fund të kampionatit, sigurisht se do të kishim shumë suksese. Jemi kualifikuar deri në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike dhe shumë afër kemi mundur të fitojmë këtë trofe, por problemet financiare kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet tona. Gjithashtu, edhe në Superligë jam i bindur se do të kishim fituar, pasi kemi pasur një ekip shumë të mirë. Sikur të mos kishim probleme, jam i bindur se do të kishim fituar pa problem titullin e kampionit dhe Ligën Ballkanike”, theksoi Veseli.

Gazeta ka mësuar se borxhi është edhe ndaj lojtarëve të huaj dhe trajnerit Aleksandar Todorov, të cilët kanë pasur kontrata. Peja nisi shumë mirë edicionin, por në fund të kampionatit u dorëzua dhe vendin e dytë e zuri Bashkimin, duke mundur në gjysmëfinale të “Play-off”-it, ku verdhezinjtë u paraqitën vetëm me shtatë lojtarë, derisa ekipin e udhëhoqi Bujar Loci. Pejanët gjithashtu u paraqitën edhe në FIBA Europe Cup, ku u eliminuan në grupe me një fitore e pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori