LAJMI I FUNDIT:

Peja bën hapin e parë drejt finales, fitore e madhe në shtëpi ndaj Kumanovës

Peja bën hapin e parë drejt finales, fitore e madhe në shtëpi ndaj Kumanovës

Peja ka realizuar fitoren më të madhe këtë edicion, pasi ka mposhtur para tifozve Shqiponjat ekipin e Kumanovës me rezultatin 83-79.

Peja ishte më dominante në secilin fraksion të lojës, por kualiteti i madh individual mysafir bëri që kjo të jetë një ndeshje shumë e luftuar, me mysafirët që tentuan të krijojnë epërsi.


Megjithatë, loja e Pejës e bazuar kryesisht në perimetër me bllok jashtë zonës nga Skeen dhe depërtime në kosh të Rundles, ose gjuajtjet e rrezikshme nga Alban Veseli dhe Robert Abramovich bënë që Kumanova të gjunjëzohet.

Ndeshje e barabartë në të gjitha fraksionet, pos të parit.

Në çerekun e parë Peja ishte më e sigurtë se në fraksionet tjera dhe krijoi epërsi prej 6 pikësh.

Në çerekun e dytë gjithçka ishte e nivelizuar, ku kishte periudha të këqija ku pejanët nuk shënuan.

Në çerekun e tretë mysafirët ishin pak më të mirë, por lojë më e barabartë u zhvillua në pjesëlojën e katërt ku të dyja skuadrat kërkuan të realizonin sa më shumë pikë për të ndihmuar në diferencën mes tyre.

Rundles me depërtimet e tij ishte fantastik, e nxori shpeshherë ekipin nga kriza për pikë.

Te Peja pikë dyshifrore realizuan katër lojtarë, kurse më i miri ishte Robert Abramovich me 19 pikë, i pasuar nga Miljanic me 15 pikë, dhe Alban Veseli me 14 pikë.

Alban Veseli sërish nuk ishte në natën më të mirë me vetëm 2 nga 9 tentime të qëlluara për tri pikë.

Te mysafirët nga Kumanova i pandalshëm ishte Broën me 33 pikë, pasuar nga Zivanovic me 10 pikë.

Pas kësaj fitore Peja në ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Komunovë do të mund që me një fitore minimale, ose humbje me rezultat jo më të thellë se 4 pikë diferencë të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori