LAJMI I FUNDIT:

Pedrosa befason të gjithë në Spanjë

Pedrosa befason të gjithë në Spanjë

Do të jetë Dani Pedrosa ai që do të niset nga “pole positon” në Çmimin e Madh të Katalunjës në Botërorin e MotoGP.

Piloti i Hondas i befasoi të gjithë teksa shënoi kohën më të shpejtë në provat zyrtare duke e përshkuar pistën e Montmelosë me 1 minutë 43 sekonda e 870 të mijtat.


Mjaft mirë u paraqit në këtë pistë edhe piloti tjetër spanjoll, Jorge Lorenzo me Ducatin që u rendit në vendin e dytë. Ai që e plotëson vijën e parë të nisjes është italiani Petrucci. Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez në 2 momente u bë protagonist me rrëzimet e tij, megjithatë katalanasi arriti të regjistrojë kohën e katërt më të mirë në këto prova zyrtare duke lënë pas Aleix Espargaro, transmoetn TCh.

Akoma më keq shkuan gjërat për Yamaha-n. Kryesuesi i botërorit, Maverick Vinales nuk shkoi më shumë se vendi i 9, ndërsa Rossi i pagoi shtrenjtë vështirësitë që hasi gjatë provave të lira dhe do të nisë garën e së dielës nga vendi i 13.