LAJMI I FUNDIT:

PDK: Nuk e dimë nëse kemi qenë ne cak i sulmit

PDK: Nuk e dimë nëse kemi qenë ne cak i sulmit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj nuk ka informacione nëse cak i sulmit të mbrëmshëm me armë zjarri ka qenë Zyra e PDK-së në Skenderaj, pasi dëmtime nga plumbat më shumë ka pasur lokali ngjitur me zyrën e tyre.

PDK në Skenderaj thekson se Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin.


“E informojmë opinionin publik se ne përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur për shkak të pakënaqësive të brendshme, pasi dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe brenda strukturave të saj atmosfera është shumë pozitive, shumë bashkëpunuese dhe nuk ka pasur pakënaqësi në lidhje me proceset e fundit politike”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“Ne e informojmë opinionin publik se dega e PDK-së në Skenderaj dhe elektorati i gjerë i saj kanë mirëpritur dhe përkrahin vendimet e fundit të PDK-së dhe Kryetarit Kadri Veseli. Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin. Ne besojmë dhe shpresojmë se ky rast do të ndriçohet shpejt”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori