LAJMI I FUNDIT:

PDIU kundër ndarjes së komunës Plavë-Guci

PDIU kundër ndarjes së komunës Plavë-Guci

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet kundërshton zbatimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Plavë-Gucisë në Mal të Zi, që synon ndarjen e kësaj komune dhe krijimin e komunës së Gucisë. Sipas PDIU-së, kjo ndarje do të minimizojë peshën politike të komunitetit shqiptar.

“Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet kundërshton vënien në jetë të vendimit të Kuvendit Komunal të Plavë -Gucisë në Mal të Zi që synon ndarjen e kësaj komune dhe krijimin e komunës së Gucisë. Nëse zbatohet ky vendim komuniteti i vogël shqiptar që ka mbijetuar në trojet e veta edhe pas emigracionit dhe asimilimit masiv, do të përçahet në dy njësi administrative dhe pesha politike e tij do të minimizohet dramatikisht. Prandaj, PDIU shpreh solidaritetin me organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës popullore të datës 1 shkurt, të cilët dolën para Kuvendit komunal të Plavës për të kundërshtuar copëtimin e komunës Plavë-Guci”, thuhet në deklaratë, transmeton BW.

PDIU ndër të tjera, u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë shqiptarë që të kthejnë vëmendjen tek bashkëkombësit në krahinën e Plavë-Gucisë dhe të japin mbështetje të pakufizuar që ata të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre.


Sipas PDIU, ndërtimi i një rruge të re të kombit Deçan-Plavë-Guci-Vermosh-Shkodër do t’i nxjerrë shqiptarët e kësaj krahine nga izolimi njëshekullor, do të sjellë zhvillimin ekonomik dhe do t’i vë fre vazhdimit të braktisjes së identitetit kombëtar shqiptar dhe largimit të mëtejshëm prej këtyre trojeve të trungut tonë etnik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori