LAJMI I FUNDIT:

Paul Pierce realizon ëndrrën, do të pensionohet me Boston Celtics

Paul Pierce realizon ëndrrën, do të pensionohet me Boston Celtics

Dëshira e Paul Pierce ishte që ta mbyllte karrierën me Boston Celtics, skuadra që e përzgjodhi në Draftin e vitit 1998 dhe tash ëndrra e tij është bërë realitet.

39-vjeçari e ka nënshkruar kontratën e fundit me Celtics, duke u rikthyer pas katër sezonesh të bardhegjelbrit.


Në këtë mënyrë, Pierce do ta mbyllë aventurën e gjatë në NBA pikërisht me ekipin që u shpall kampion në vitin 2008, transmeton SuperSport.

“Është nder për mua që më jepet edhe një herë mundësia për të qenë pjesë e Boston Celtics. Nuk mund ta imagjinoja mbylljen e karrierës sime diku tjetër”, ka thënë Pierce, i cili ka pozuar me fanellën me numër 34.

Paul Pierce ka lindur në Auckland në Kaliforni dhe konsiderohet legjendë e Boston Celtics. Shumë shpejt fanella e tij do të tërhiqet për t’u vendosur në muzeun e TD Garden Arenas, ku do t’u bashkohet të atyre që kanë shkruar historinë e kësaj skuadre.

Për 15 vite me Boston Celtics është shquar për saktësinë e gjuajtje për tri pikë, duke shënuar plot 1.823 pikë. Gjuajtje të lira ka realizuar 6.434 pikë, teksa ka rikuperuar 1.583 topa. Është lojtari i dytë me më shumë pikë për Bostonin me 24.021 pikë në total.