LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Messit, rivaliteti i sponsorëve me CR7, shtëpia dhe koleksioni i veturave (Foto)

Pasuria e Messit, rivaliteti i sponsorëve me CR7, shtëpia dhe koleksioni i veturave (Foto)
Getty Images
-->

Lionel Messi akoma nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën (e cila i skadon në vitin 2018), ndërsa ekziston frika në Camp Nou se ai mund të largohet në fund të sezonit. Dhe kudo që të shkonte (nëse ndërron ambient), përfitimet e tija financiare do të ishin të majme.

Mirëpo, cila është pasuria e tij aktualisht? Sipas raportimeve në Spanjë, argjentinasi është lojtari i tretë më i paguar në Evropë, pas Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. (Duhet theksuar se të dy lojtarët e Real Madridit i kanë rinovuar kontratat në vitin 2016, ndërsa sulmuesi katalunas ngritjen e fundit e ka pasur në vitin 2014, prandaj nuk është çudi se dy lojtarët e Los Blancos paguhen më shumë se ai).

Shtëpia e Lionel Messit

Messi përfiton 387.000 euro në javë, rreth 34.500 më pak se Ronaldo, mirëpo me kontratën e re (qoftë te Barca apo diku tjetër), argjentinasi pritet ta kalojë portugezin.

Ngjashëm si CR7, marrëveshjet e Messit me sponsorë të ndryshëm janë të shumta, ndërsa më të mëdha janë ato prodhuesit e këpucëve. Rivaliteti mes dy futbollistëve më të mirë në botë, vazhdon edhe në aspektin e sponsorëve – Nike (Ronaldo) dhe Adidas (Messi).

Argjentinasi përfiton miliona në vit nga sponsorët

Raportohet se edhe Ronaldo (me Nike) edhe Messi (Me Adidas), para disa muajsh kanë nënshkruar kontrata afatgjate, me vlera të majme parash që do të jenë aktive deri kur t’u përfundojë karriera futbollistike.

Messi njëherësh ka reklamuar produktet e Pepsi, Gillette dhe Turkish Airlines. Sipas Forbes, gjatë vitit 2016 nga këta sponsorë, ai ka përfituar 26.5 milionë euro. Derisa Ronaldo ka nisur linja të veshjeve të brendshme, këpucëve dhe parfumeve, Messi ka investuar në prona, në veçanti në vendlindjen e tij në Rosario të Argjentinës.

France Football zbulon listën e pasanikëve të futbollit – Ronaldo kalon Messin, tek trajnerët Mourinho është multi milioneri
Lexo po ashtu France Football zbulon listën e pasanikëve të futbollit – Ronaldo kalon Messin, tek trajnerët Mourinho është multi milioneri

Pasuria e Messit llogaritet ndërmjet 230 dhe 265 milionë euro dhe padyshim se është pakëz më e ulët se ajo e Ronaldos. Megjithatë, këto shifra nuk janë të konfirmuara, duke qenë se bizneset e tij vazhdojnë të mbesin sekrete për masën e gjerë.

Koleksioni i veturave të Messit

Forbes e ka renditur Messin si sportistin e dytë më të paguar në vitin 2016, me 77.2 milionë euro përfitime brenda një viti, ndërsa ishte gjashtë milionë euro prapa CR7 dhe 40.6 milionë dollarë para Zlatan Ibrahimovicit, i cili ishte i treti në renditje.

Nëse ai vendos ta shokojë botën dhe të shkojë në Kinë, atëherë do të përfitojë më shumë se Carlos Tevez, i cili përfiton 568.000 euro më javë. Sidoqoftë, gjasat që 30-vjeçari të shkojë në Kinë në këtë fazë të karrierës së tij janë minimale.

Messi është prapa Ronaldos sa i përket pagesës dhe pasurisë (AFP )

Nuk duhet lënë anash edhe punën bamirëse të tij, i cili përmes ‘Fondacionit Leo Messi’ ndihmon në shërimin e të sëmurëve. Iniciativa e tij mbështet në përgjithësi fëmijët e sëmurë dhe ndihmon në shërimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

La Liga
E dogjën fanellën e tij, Felix reagon ndaj tifozëve të Atletico Madridit: Ata nuk e dinë çfarë ka ndodhur

E dogjën fanellën e tij, Felix reagon ndaj tifozëve të Atletico Madridit: Ata nuk e dinë çfarë ka ndodhur

La Liga
Kalo në kategori