LAJMI I FUNDIT:

Pastruesi i varfër që u ofendua në internet, befasohet me shumë dhurata të shtrenjta (Foto)

Pastruesi i varfër që u ofendua në internet, befasohet me shumë dhurata të shtrenjta (Foto)

Nazer al-Islam Abdul Karim është një pastrues i varfër në Bangladesh të Arabisë Saudite, i cili ishte fotografuar para vitrinës së një argjendarie, teksa shikonte stolitë e çmueshme.

Fotografia e 65-vjeçarit është postuar në internet, ndërsa është tallur se si nuk ka mjete për t’i blerë këto gjëra të shtrenjta, transmeton Telegrafi.


Madje, është thënë se ai meriton t’i shikojë vetëm mbeturinat, por jo edhe stolitë e arit.

Pasi fotografia ka qarkulluar në rrjete sociale, një organizatë që merret me bamirësi, e ka kërkuar punëtorin që është para pensionimin dhe e ka identifikuar.

Atij i janë dhuruar nga njerëzit e panjohur, sasi të konsiderueshme të orizit dhe mjaltës, që është dhuratë tradicionale në këtë atë vend, si dhe stoli ari dhe një iPhone.

“Vetëm po e bëja punën time të përditshme, por shndritja e arit mi mori sytë. U ndala një moment t’i admiroj stolitë dhe dikush më ka bërë fotografi. Nuk jam në dijeni çfarë ka ndodhur në internet, ndërsa jam mirënjohës për dhurata”, ka thënë Abdul Karim.

Pasi tregimi për të është publikuar në Twitter, ai po kërkohet nga CNN për të bërë një dokumentar mbi ndryshmet e mëdha shoqërore që janë në këtë vend të Lindjes së Mesme. /Telegrafi/

pastruesi-i-varfer-qe-u-ofendua-ne-internet-befasohet-me-shume-dhurata-te-shtrenjta-foto-2

pastruesi-i-varfer-qe-u-ofendua-ne-internet-befasohet-me-shume-dhurata-te-shtrenjta-foto-3

pastruesi-i-varfer-qe-u-ofendua-ne-internet-befasohet-me-shume-dhurata-te-shtrenjta-foto-4